Hoti: Takimi i Thaçit me Putinin, tradhti kombëtare - Bota Sot
Hoti: Takimi i Thaçit me Putinin, tradhti kombëtare

Aktuale

Hoti: Takimi i Thaçit me Putinin, tradhti kombëtare

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:58
Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se është e pabesueshme që një ish-udhëheqës i lartë i UÇK-së [Hashim Thaçi], të kërkojë mbështetje nga Rusia për marrëveshje me Serbinë.

“Është e pabesueshme që një person që ka qenë në udhëheqja të lartë të UÇK-së, mund të degradojë deri në atë pikë sa që të kërkojë mbështetje të Rusisë, për marrëveshje me Serbinë. Ku keni parë kështu. A keni besuar edhe ju së paku”, tha deputeti i LDK-së.

Hoti në “Debat Plus” ka thënë se nuk ka besuar askush që një ish-kryetar i PDK-së, degradon në atë pikë sa që mund të bëj edhe tradhti kombëtare.

“Nuk ka besuar askush që një ish-kryetar i PDK-së, që duhet se është edhe tash kryetar i kësaj partie, të degradojë dhe të shkojë deri në atë pikë sa të bëj edhe tradhti kombëtare”, tha Hoti.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së thotë se Thaçi me kërkimin e korrigjimit të Kosovës, po bën rishikimin e Pavarësisë së Kosovës.

“Korrigjimi i kufijve është rishikim i Deklaratës së Pavarësisë. Korrigjimi i kufijve është ribërje e shtetit të Kosovës. A nuk është tradhti kjo?!”, shtoi më tej Hoti.

Deputeti opozitar thotë se është e vështirë të gjesh ndonjë deputetë në Kuvendin e Kosovës, madje as nga ata të PDK-së që do të ishin dakord për korrektimin e kufijve.

“Asnjë deputetë e asnjë qytetar nuk e gjen të gatshëm të pranojë një veprim të tillë”, tha ndër të tjera deputeti i LDK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...