Grabovci për Pronton: Aspak se ndjej veten fajtor

Aktuale

Grabovci për Pronton: Aspak se ndjej veten fajtor

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 10:08
Foto nga Gjykimi

(E plotësuar) - I akuzuari Adem Grabovci, Besim Beqaj dhe të akuzuarit tjerë janë deklaruar të pafajshëm para Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e njohur si afera ‘pronto’.

“Aspak se ndjej veten fajtor” u deklaruar Grabovci para gjykatësit Shasivar Hoti. Edhe më i shkurtë ishte i akuzuari tjetër Besim Beqaj, i cili u deklarua “Absolutisht i pafajshëm”.

Gjatë këtij shqyrtimi fillestar aktakuza nuk u lexua fare, një praktikë kjo jo e zakonshme gjyqësore.

Të akuzuarit dhe avokatët kërkuan që të mos lexohet aktakuza, përkundër faktit se prokurorja speciale Drita Hajdari kërkoi që ta lexoj aktakuzën.

Gjykatësi Shasivar Hoti deklaroi se me pajtimin e të akuzuarve, aktakuza konsiderohet si e lexuar.

Media pati raportuar se në prill të këtij viti, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti aktakuzë në rastin e quajtur “Pronto”.

Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare.

Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajaziti, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Njazi Kryeziu, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj, Rexhë Abazi, janë të akuzuarit e Prokurorisë Speciale.

Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale – shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, këta persona kanë keqpërdorur pozitat zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete dhe duke u dhënë privilegje dhe përparësi në mënyrë të kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, shkruan kallxo.

Në aktakuzë trajtohet çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve, të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale.

Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit në rastin “Pronto”

Në shqyrtimin fillestar të rastit “Pronto”, ku akuzohen 11 persona për shkelje të statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, u deklaruan të pafajshëm.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale në prill të këtij viti, u konsiderua si e lexuar, pasi që avokatët mbrojtës kanë kërkuar që të mos lexohet.

Kjo u kundështua nga prokurorja Drita Hajdari, por kryetari i trupit gjykues Shasivar Hoti, e ka konsideruar si të lexuar.

Të akuzuarit Adem Granovci, Arbenita Pakaziti, Ilhami Gashi, Besim Beqaj, Njazi Kryeziu, Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi dhe Ismet Neziraj, u deklaruan se janë të pafajshëm ndaj akuzave që i rëndon prokuroria Speciale.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit akuzohen për kryerjen e veprës penale – shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje, nga neni 193 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me nenin 31 të KPRK-së, prej të cilave disa prej veprave kanë mbetur në tentativë.

Image

Në këtë çështje penale janë të akuzuar njëmbëdhjetë persona me funksione të larta zyrtare: ish-deputeti Adem Grabovci, ministri aktual Besim Beqaj, deputeti aktual Zenun Pajaziti, dy ish-sekretarë të përgjithshëm, Ilhami Gashi dhe Xhavit Dakaj, ish-zëvendësministri Fatmir Shurdhaj, këshilltari politik në MPB Sadat Gashi, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Radoniqi-Dukagjini” në Gjakovë Ismet Neziraj, ish-drejtori i bordit të ndërmarrjes publike “Hidro-Drini” në Pejë Rexhë Abazi, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit Nijazi Kryeziu dhe ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.

Sipas aktakuzës, të pandehurit kanë keqpërdorur pozitat e tyre zyrtare duke bashkëpunuar në mes vete për dhënien e privilegjeve dhe përparësive në mënyrë të kundërligjshme personave të cilët kanë konkurruar në funksione të rëndësishme, siç janë: drejtor për ndërmarrjet publike qendrore, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Regjistrimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kryeshef i Agjencisë për Produkte Medicinale dhe koordinator i Qendrës së Regjistrimit Civil në Komunën e Klinës, duke mohuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatëve të tjerë, të garantuara me ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat