Thaçi e Haradinaj do të ftohen për intervistim rreth depërtimit të shtetasve turq

Aktuale

Thaçi e Haradinaj do të ftohen për intervistim rreth depërtimit të shtetasve turq

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 14:27
Xhelal Sveçla

(E plotësuar) - Driton Gashi, sot kishte një ditë të rënduar. Ish drejtori i Agjencionit për Inteligjencë për më shumë se gjashtë orë është marr në pyetje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Gashi ka dhënë përgjigje,  para anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar që u formua për të hetuar deportimin e gjashtë shtetasve turq në mars të këtij viti pa asnjë procedurë.

I gjithë intervistimi sikurse herave të kaluara u bë pa praninë  e mediave.

Pasi që përfundoi intervistimi i Gashit që u shkarkua nga pozita e shefit të AKI-së pas rastit të shtetasve turq, para gazetarëve ka dal kryetari i komisionit hetimor Xhelal Sveçla, i cili tha se institucionet po  mundohen që fajin për rastin t’ia hedhin njëra tjetrës. Sveçla u shpreh se ka dëshmi të mjaftueshme për shkelje ligjore, dhe shkelje të kompetencave në rastin e dëbimit të shtetasve turq.

Sveçla: Institucionet po ia hedhin fajin njëri-tjetrit 

“Është një tendencë që të gjitha ato shkelje të cilat deri tash komisioni i ka evidentuar është një tendencë që topi apo faji të hidhet prej një institucioni në tjetrin. Ne do të vazhdojmë me intervistimet e zyrtarëve të tjerë të lartë të Kosovës deri në momentin kur të dalim me një raport i cili sinqerisht besojmë se do të pasqyroë gjithë atë çfarë ka ndodhur në atë aksion...Ka dëshmi të mjaftueshme për shkelje ligjore, për tejkalime të kompetencave, por fajësin primare po tentojnë ta hedhin nga njëri tek tjetri”, u shpreh Sveçla.

Sveçla shtoi se komisioni hetimor për deportimin e gulenistëve në plan të  veprimit ka edhe intervistimin e kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. 

Sveçla: Në plan të veprimit kemi edhe intervistimin e kryeministrit dhe presidentit

“Në planin e veprimit që ky komision ka miratuar është paraparë që edhe ata të ftohen para komisionit, është çështje e koordinimit dhe organizimit të punëve brenda komisionit që të vijmë edhe deri tek ai moment që edhe ata të ftohen për të dhënë dëshmitë e tyre para komisionit...Ne kemi identifikuar zbrazëtira në materialet e ofruara nga institucionet e ndryshme, por mendoj që do t’i plotësojmë edhe me intervistimin e këtyre institucioneve drejtpërdrejtë”, tha Sveçla. 

Lidhur me afatet kohore se sa do zgjas ky proces i intervistimit, deputeti Sveçla tha se ky komisio n hetimor ka mandat edhe një muaj dhe se brenda kësaj periudhe duhet të dalin me raport në seancë plenare. Për sot ishte paraparë që të intervistohen edhe  inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkelzen Sopjani dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, por që  nuk ishin të pranishëm për raportim për shkak të agjendave të tyre. 

Deri më tani komisioni hetimor parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq ka intervistuar zyrtarë policor,  ish-drejtorin e Policisë dhe drejtorin aktual të AKI-së  Shpend Maxhunin.

Në mars të këtij viti gjashtë shtetas turq jaën deportuar për në Turqi, kërkesë kjo e shtetit turk me dyshimet se të njëjtit i përkasin organizatës FEHTO, organizatë kjo që sipas Ankarasë zyrtare udhëhiqet nga Fehtullah Gulen, i cili edhe dyshohet se ka organizuar tentim grusht shtetin në Turqi në korrik të vitit 2016.

Edhe kryeministri dhe presidenti do të merren në pyetje

Pas më shumë se pesë orë intervistim të ish-drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar Xhelal Sfeçla tha se ka tendenca që faji për rastin t’u hedhet nga një institucioni te tjetri.

Ai tha se ishte një intervsitim i gjatë përmes të cilit u theksua fakti se të gjeturat nuk mund të bëhen publike.

"Ka dëshmi të mjaftueshme për shkelje ligjore dhe tejkalime të kompetencave por fajësinë primare ne po synojmë t’i identifikojmë përgjegjësit kryesor", u shpreh ai.

Sfeçla shtoi se në planin e veprimit të komisionit është që të ftohen edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për intervistim.

Lidhur me afatet kohore se sa do zgjas ky proces i intervistimit, deputeti Sfeçla tha se ky komision hetimor ka mandat edhe një muaj dhe se brenda kësaj periudhe duhet të dalin me raport në seancë plenare.

Për intervistim gjatë ditës së sotme kanë qenë të paraparë edhe inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Shkelzen Sopjani dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, por këta dy të fundit nuk iu kanë përgjigjur ftesës për shkak të agjendave të tyre.

Sveçla: Ende nuk është e qartë se nga ka ardhur urdhri për deportim të gjashtë shtetasve turq

Xhelal Sveçla, kryetar i Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq sot pas mbledhjes së këtij Komisioni ku ka raportuar ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi tha se gjatë kësaj periudhe hetimore kanë dëshmi të mjaftueshme për shkelje ligjore dhe tejkalim të kompetencave.

Sveçla një deklaratë për media tha se shumë të gjetura nuk mund të bëhen publike, por sipas tij, ka tendenca që akuzat, përgjegjësitë dhe faji të hidhen nga një institucion në tjetrin.

“Do të vazhdojmë me intervistimin e zyrtarëve të lartë të Kosovës deri në momentin kur dalim me një raport, i cili sinqerisht besojmë se do të pasqyrojë të gjithë atë se çfarë ka ndodhur”, tha Sveçla.

Ai tha se po synojnë të identifikojnë përgjegjësit kryesor në këtë rast.

Sipas tij, deri tani ende nuk kanë qartësi se nga ka ardhur urdhri për deportim të gjashtë shtetasve turq, por tha se beson se do të shkojnë drejt identifikimit.

Sveçla bëri të ditur se Komisioni hetimor që ai e udhëheq ka mandat edhe një muaj dhe gjatë kësaj kohe duhet ta dorëzojnë raportin.

Deklarata pas intervistimit në komisionin hetimor për shtetasit turq (Drejtpërdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat