Policëve u zgjatet orari

Aktuale

Policëve u zgjatet orari

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 18:03
Ilustrim

Policët e Kosovës që nga sot nuk e kanë orarin 8 orë, por 12.

Ky vendim është marr nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe vlen për të gjithë policët në tërë Kosovën.

Nga zyra për informim e Policisë së Kosovës thuhet se këto vendime bëhen varësisht prej nevojave që ka Policia.

“Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjëgjësive te saja, angazhon zyrtarët policor në orar 8 apo 12 orësh”, tha për KosovaPress zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat