Këshilltari i Veselit: E kam ofruar dorëheqjen time pas aferës “Pronto”

Aktuale

Këshilltari i Veselit: E kam ofruar dorëheqjen time pas aferës “Pronto”

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 18:15
Nijazi Kryeziu

Nijazi Kryeziu, këshilltar politik i kryeparlamentarit Kadri Veseli, i cili është një nga 11 të akuzuarit për aferën “Pronto”, ka thënë se ka ofruar dorëheqje menjëherë pasi është ngritur aktakuza.

Pas mbajtjes së seancës gjyqësore, në emisionin Frontal, Kryeziu ka folur rreth aferën “Pronto”.

Kryeziu thotë se ka qenë në Shqipëri kur ka marrë vesh se është ngritur aktakuzë ndaj tij, dhe thotë se menjëherë e ka thirrur Veselin për t’i ofruar dorëheqjen si këshilltar i tij.

“Nuk e ka pranuar dorëheqjen time sepse nuk kam dashur që të përmendet edhe z. Veseli”,  ka thënë Kryeziu.

Ai tregon se ka qenë i vetmi i akuzuar që ka ofruar dorëheqjen, por që kryeparlamentari Veseli, sipas Kryeziut, nuk ka pranuar që ky të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat