Haradinaj: Çdo gjë po shkon sipas planit për ndërtimin e “Kosovës së Re” - Bota Sot
Haradinaj: Çdo gjë po shkon sipas planit për ndërtimin e “Kosovës së Re”

Aktuale

Haradinaj: Çdo gjë po shkon sipas planit për ndërtimin e “Kosovës së Re”

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 18:21
Pamje nga takimi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar sot përfaqësuesin e Kompanisë amerikane “Contour Global”, Joseph Brandt, ku është vlerësuar se Termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit.

“Termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit. Me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë. Në kuadër të takimit, u njoftova për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re” dhe mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...