Arsyeja e tmerrshme pse Hashim Thaçi nuk dëshironte që eshtrat e Isa Boletinit të varroseshin në Boletin - Bota Sot
Arsyeja e tmerrshme pse Hashim Thaçi nuk dëshironte që eshtrat e Isa Boletinit të varroseshin në Boletin

Aktuale

Arsyeja e tmerrshme pse Hashim Thaçi nuk dëshironte që eshtrat e Isa Boletinit të varroseshin në Boletin

Nga: D.RR Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 20:35
Rivarrimi i Isa Boletinit

“Tani mund të shihet se çfarë ka pasur ai në mendje, ndarjen e Kosovës, e ndoshta edhe dhënien e Boletinit Serbisë, i cili tani është pjesë e komunës së Zveçanit”.

Kjo është arsyeja sipas ish ambasadorit Lulzim Peci, pse presidenti Thaçi nuk i dëshironte eshtrat e heroit Isa Boletinit në vendlindjen e tij, Boletin.

Postimi i plotë:

A e kemi te qarte se pse Thaci ngulte kembe qe eshtrat e Isa Boletinit te varroseshin ne Vlore dhe jo ne Boletin?

Kete nuk e ka bere per te shprehur respekt per Heroin e Kombit dhe te Kosoves, te cilin edhe asnjehere nuk e ka nderuar. Mirepo, tani mund te shihet se cfare ka pasur ai ne mendje - ndarjen e Kosoves - e ndoshta edhe dhenien e Boletinit Serbise, i cili tani eshte pjese e komunes se Zvecanit.

Fatmiresisht, disa nga ne e kemi pasur te qarte qe atehere se cfare mund te ndodh, dhe nuk lejuam qe Isa Boletini te syrgjynoset per jete e mot nga vendlindja e tij.

Hashim Thaci po deshiron ta jepe veriun e vendit, per te mbetur ne pushtet. No comment.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test