Zyrtari i njohur dhe ndër të parët e AAK-së, kalon në PDK

Aktuale

Zyrtari i njohur dhe ndër të parët e AAK-së, kalon në PDK

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 23:08
Ilustrim

Sot, Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, iu bashkangjit afaristi Visar Shehu-Boqa i cili njihet si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se zhvillimet që po e përcjellin Dekadën e Re, i kanë shtyrë edhe këta qytetarë t’i bashkohen partisë së tij.

“Zhvillimet që po e përcjellin Dekadën e Re, rreth reformave dhe angazhimit të personaliteteve me kredibilitet të lartë, i kanë shtyerë edhe këta qytetarë, në mesin e tyre edhe afaristin Visar Shehu- Boqa, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë, që të bëhet pjesë e proceseve tona të përbashkëta politike në Degën e PDK-së në Pejë.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot, Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Pejë, iu bashkangjitën disa qytetarë, të cilët më heret kanë qenë të angazhuar në partitë tjera politike.

Zhvillimet që po e përcjellin Dekadën e Re, rreth reformave dhe angazhimit të personaliteteve me kredibilitet të lartë, i kanë shtyerë edhe këta qytetarë, në mesin e tyre edhe afaristin Visar Shehu- Boqa, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë, që të bëhet pjesë e proceseve tona të përbashkëta politike në Degën e PDK-së në Pejë. XHH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat