Haradinaj: Populli ynë, në traditën e tij, e ka respektin për tjetrin, vlerën dhe të drejtat e tij

Aktuale

Haradinaj: Populli ynë, në traditën e tij, e ka respektin për tjetrin, vlerën dhe të drejtat e tij

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 11:08
Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës.

Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj, tha me këtë rast, se mbi ta rëndon obligimi dhe përgjegjësia, që të drejtat e njeriut, të definuara në norma ligjore apo në rregulla të veprimit të caktuar, të zbatohen dhe të respektohen.

“Në Kosovë janë aprovuar disa ligje që kanë peshë dhe që vërtetë e japin një garancë të zbatimit të të drejtave të njeriut”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se si fushë e gjerë që është, të drejtat e njeriut përfshihen në Kushtetutë të secilit vend në botë dhe secili ligj i aprovuar nuk guxon të bie ndesh me të drejtat e njeriut.

Kryeministri Haradinaj, më tutje shtoi se janë edhe disa ligje të posaçme për të drejtat e njeriut dhe ato bëhen në mënyrë që të jepet qartësia e fundit.

“Ndihem mirë, që edhe Kosova e ka Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, pastaj Ligjin për Avokatin e Popullit dhe Ligjin për Barazi Gjinore”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se këto ligje ia kanë mundësuar Kosovës që të ketë bazën e nevojshme ligjore për respektimin e të drejtave të njeriut.

Duke vlerësuar se duhet identifikuar veprimet ndërinstitucionale, kryeministri Haradinaj, tha se në Kosova duhet të kthehet në një shembull të respektimit të të gjitha atyre të drejtave që konventat ndërkombëtare i njohin dhe respektojnë.

“Populli ynë, në traditën e tij, e ka respektin për tjetrin, të vlerave dhe të drejtave të tij dhe se në botë populli ynë shquhet për bujarinë dhe kujdesin njerëzor”, tha kryeministri Haradinaj.

Në përfundim të takimit, Kryeministri Haradinaj, kërkoi nga Zyra për Qeverisje të Mirë, që të përgatis një raport nga ekzekutivi, nga të gjeturat dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit dhe duke respektuar gjithë bazën e të arriturave deri më sot dhe se pastaj të krijohet një trup punues ndërministror, me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, për zbatimin e strategjisë së të drejtave të njeriut në vend.

Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, pasi falënderoi të pranishmit, tha se ky është një takim i qëlluar që ka të bëjë me diskutimet për të drejtat e njeriut dhe se në bazë të mandatit, ata do të ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë që kanë të bëjnë me hartimin e politikave për punë dhe mirëqenie sociale dhe vetë tema e Ministrisë ngërthen në vete të drejtat e qytetarëve, jo vetëm të një kategorie por të kategorive edhe më të ndryshme.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se vlerat si, demokracia, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe sundimi ligjit, përbëjnë gurthemelin e të gjitha institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, por edhe të gjitha organizatave, në të cilat ky vend në të ardhmen e afërt synon t’iu bashkëngjitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat