Estonia përkrah Kosovën për vizat

Aktuale

Estonia përkrah Kosovën për vizat

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:47
Dhurata Hoxha, u prit në takim nga Matti Maasikas

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u prit në takim nga Matti Maasikas, Zv. Ministër për Çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit dhe aktualitetit të çështjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Hoxha vlerësoi lartë Estoninë si vend që vazhdimisht ka përkrahur Kosovën në rrugën e saj integruese dhe pret që edhe më tej të kemi përkrahjen, në veçanti tash në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të vendoset për liberalizimin e vizave.

“Për vendin tonë, pas konfirmimit nga Komisioni Evropian se i kemi plotësuar të gjitha kriteret, është prioritet dhe domosdoshmëri liberalizimi i vizave. Në këtë drejtim, kërkoj mbështetjen e Estonisë dhe votën pro në Këshillin e Ministrave në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin të lirë dhe më në fund të jenë të barabartë me qytetarët e vendeve tjera fqinje”, theksoi ajo

Maasikas, e siguroi Hoxhën se Estonia do ta mbështes me votë pro liberalizimin e vizave për Kosovën dhe theksoi se Estonia gjithnjë ka qenë përkrahëse e proceseve të rëndësishme për Kosovën sidomos kur bëhet fjalë për proceset integruese dhe përgëzoi Ministren Hoxha për punën dhe përkushtimin e saj për të avancuar drejt integrimit evropian të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat