Ismajli: Ka hetime të reja për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë

Aktuale

Ismajli: Ka hetime të reja për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 18:40
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, ka folur rreth arrestimit të dy zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

“Ne kemi ngritur si çështje që pas disa muajsh, pasi kemi ardh në Ministrinë e Shëndetësisë ke parë që në atë kohë nga Sekretari i tanishëm,i cili gjatë punës së tij ai ka vërejtur disa anomali dhe ne jemi ndalur te këto anomali dhe realisht kemi parë që kemi të bëjmë me një zinxhir më të madh të keqpërdorimeve të cilat kanë ndodhur gjatë viteve të kaluara dhe natyrisht është njoftuar policia dhe akterët të tjerë ku ka pasur edhe arrestime edhe më herët, pra është në vazhdën e arrestimeve”.

Ismajli për Info Magazine tha se këto raste kanë filluar nga viti 2014 dhe se të tilla raste ka edhe në institucione tjera.

“Këto janë avance që kanë qenë gjatë viteve të kaluara dhe duket që kanë filluar që nga viti 2014, mirëpo këto janë shtrirë si në Ministrinë e Shëndetësisë, ka pasur ide që këto kanë ndodhë edhe në institucione tjera”.

“Ajo që kemi vërejtur është se pas vendosjes së sekretarit të ri, ai ka vërejtur anomali, të cilat edhe i kemi raportuar si dhe kemi parë se nuk janë barazuar mjetet financiare nga ato që konsiderohen se janë marrë”.

“Çështja është ngritur nga zyrtarë deri te policia e Kosovës dhe siç po shihet ka ardhur edhe deri te arrestimet. Ka pasur edhe arrestime të tjera dhe ky rast po duket se po evoluon dhe duket se ka hetime të reja, në do të bashkëpunojmë edhe me institucione tjera”

Por Ismajli tha se emrat ende nuk i kanë ardhur nga Policia por se do t’i pezullojë të gjithë ata që kanë pjesë në veprime të kundërligjshme.

“Njëri nuk punon më, ka qenë më herët zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe tjetri do të pezullohet”.

Personat e arrestuar janë H.D, në cilësinë e U.d. Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë dhe M.R. në cilësinë e Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën 2014-2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat