Tërnava tregon gjendjen shëndetësore të ambasadores turke

Aktuale

Tërnava tregon gjendjen shëndetësore të ambasadores turke

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 20:30
Naim Tërnava

(E plotësuar) - Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka vizituar sot personat e lënduar në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ku mes tjerash ka takuar në QKUK edhe ambasadoren turke, aty ku ajo është duke marrë ndihmë mjekësore.

Tërnava teksa është larguar nga QKUK ka thënë se gjendja shëndetësore është e mirë e ambasadores turke dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Kishte në gjendje të mirë dhe nuk është në rrezik për jetën. Të gjithë ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejt në gjirin familjarë” “Po e kam parë personalisht dhe gjendja e saj është e mirë dhe nuk është në rrezik për jetën”, ka thënë Tërnava për insajder.
 

Aksidenti tragjik në Gjilan, Naim Tërnava shkon në QKUK

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shkuar në Qendrën Klinikë Universitare pas aksidentit që ndodhi në Gjilan ku mbetën tre të vdekur e katër të lënduar.

Kryeimami ka shkuar për ta parë gjendjen nga afër të të lënduarve.

Në këtë aksident ishte e përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila është në gjendje stabile pas ndihmës mjekësore që mori.

Si pasojë e aksidentit është krijuar edhe një kolonë tejet e gjatë në hyrje të Mramorit – kolona ka arritur deri në pesë kilometra.

Nga ky aksident tragjik kanë humbur jetën tre persona, ndërsa edhe tre të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK, kështu ka thënë Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat