Ish-komandanti i Koshares: Mbajeni mend, ky është rreziku për Kosovën... - Bota Sot
Ish-komandanti i Koshares: Mbajeni mend, ky është rreziku për Kosovën...

Aktuale

Ish-komandanti i Koshares: Mbajeni mend, ky është rreziku për Kosovën...

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 20:34
Hisen Berisha

Ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha, ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, për të cilën thotë se është produkt i marrëveshjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Ai thekson se, Asociacioni për një periudhë 10 vjeçare, do të ketë ingirenca të autonomisë së plotë territoriale.

E me këtë sipas tij, nuk mund të përfaqësohet në në politikën e jashtme, e as nuk mund të ketë Forca të Armatosura.

Ja postimi i plotë:

Nënkryetari i Kuvendit të Republikes së Kosovës, po thot:

...asociacioni i komunave me shumicë serbe, është me marveshje ndërkombëtare, nuk është asgje, e garantijnë ligjet tona e nuk kemi pse i frigohemi...

Mbani mend!

Asociacioni, është produkt i marveshjeve ndërkombëtare të Kosovës.

Atë e mbështet dhe legjislacioni i Kosovës dhe Pakoja e Marrveshje të kohës dhe të tashme në Bruxel. Kjo është fakt.

Por, Asociacioni për një periudhe jo të plotë 10 vjeçare, do të ketë ingirenca të autonomisë së plotë territoriale, politike, kulturore dhe ekonomike.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, nuk ka mekanizma që ta ndaloj AUTONOMINË e kësaj Bashkësije Komunash me shumicë serbe.

Mbani mend!

Me këtë, nuk mund të përfaqësohet në politiken e jashtme; nuk mund të ketë Forca të Armatosura;

Mbani mend!

Dotë mbetet barrë financiare e trajtimit me prioritet në kuadër të buxhetit shtetror;

Krahas kësaj serbet dhe Serbia, do ta ruaj kontrollin ndaj institucioneve qëndrore të Kosovës, vëndet e rezervuara etj.

Do ta ruaj eksteritorialitetin e manastireve dhe vëndeve të shënjta pravosllave etj.

Pra, po mashtrohemi dhe ne po kemi dëshirë të na mashtrojnë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test