Zëvendësministri i Punëve të Brendshme: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, çështje e kryer - Bota Sot
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, çështje e kryer

Aktuale

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, çështje e kryer

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 20:37
Isa Xhemajlaj

Isa Xhemajlaj thotë se beson fuqishëm se tashmë anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, është çështje e kryer.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Isa Xhemajlaj thotë se në bazë të përkrahjes që i është ofruar Kosovës deri më tani, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është pothuajse punë e kryer.

“Pres dhe besoj fuqishëm që më 22 nëntor të vijnë lajmë të mira dhe Kosova të bëhet pjesë e kësaj organizate”, tha Xhemajlaj.

Xhemajlaj thotë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë është interes i përgjithshëm pasi kriminelët dhe terrorizmi nuk njeh etni apo komb.

“Kosova ka mbetur si një vrimë e zezë për INTERPOL-in, dhe patjetër që është edhe interes i tyre që të përfshihen në organizatë edhe territori i Kosovës”, deklaroi Xhemajlaj.

“Edhe pa qenë pjesë e INTERPOL-it, Policia e Kosovës ka ekzekutuar një numër të urdhrave të organizatës.

Ish-kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e NISMA-s, thotë se Policia e Kosovës është një institucion krdibil dhe deri tani nuk ka ndodhur të përdorur politikisht.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, zëvendësministri i Punëve të Brendshme ka thënë se nuk do të ketë kushte shtesë në këtë proces, pasi dihet që tashmë Kosova ka pasur më së shumti kushte për liberalizim të vizave.

“Kosova ka dhënë shenja që është për vendosjen e ligjit, ka dhënë shenja për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe gjykatat kanë filluar mirë të punojnë dhe policia nuk po ka problem arrestimin e njerëzve pavarësisht kush janë ata”, tha Xhemajlaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test