Thaçi ironizon me Avdullah Hotin për ‘tradhti kombëtare’: Është akademik, e ka vlerësimin shumë të thellë

Aktuale

Thaçi ironizon me Avdullah Hotin për ‘tradhti kombëtare’: Është akademik, e ka vlerësimin shumë të thellë

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:04
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas ngjarjeve të fundit në Paris, ku mori pjesë në shënimin e përvjetorit të 100’të të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, jep detaje nga takimet me liderët botërorë: Donald Trump, Angela Merkel, Emmanuel Macron, Vladimir Putin…Thaçi në këtë intervistë flet për dialogun me Serbinë, nevojën e unitetit të skenës politike në Kosovë. Flet për qëndrimet e PDK’së karshi ideve specifike në dialog, si ajo e kufijve, qëndrimin e Kadri Veselit, Ramush Haradinajt, opozitës në Kosovë e në veçanti LDK’së.

Lidhur me cilësimin e Avdullah Hotit se Thaçi po bën tradhti kombëtare me idenë për kufijtë, presidenti përgjigjet kështu:

Ok. Nuk dëshiroj të komentoj deklarata të tilla, le të jetë në ndërgjegjen e tij edhe ai e di që nuk është ashtu, po ai i takon një profile të lartë akademik dhe e ka vlerësimin shumë të thellë dhe largpamës e di që nuk është pozicion i LDK’së. LDK e mbështetë dialogun dhe të arrihet marrëveshja. Ka pasur dhe ka traditë të mirëkuptimit të dialogut, pajtimit mes shteteve tona. Zoti Mustafa dhe unë kemi marrë pjesë në shumë procese. E ritheksoj liderët e partive politike duke nisur nga kryetari Veseli kanë pasë rol aktiv dhe pozitiv, zoti Mustafa ka qenë produktiv me mesazhe e tij në dialog. Zoti Limaj ka pranu me marrë përgjegjësi dhe me u sfidu gjë që duhet vlerësuar. Tash Qeveria nuk duhet ta djegë atë dhe me bë ndërskamca dhe mos me nda mjete për me i themelu ekipet negociuese. Shoh një reflektim edhe ng apartitë tjera opozitare që dëshirojnë me lëvizë këtë punë sa ma shpejt aq më mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat