Kurti: Thaçi po e ndihmon Putinin të rikthejë ndikimin në Ballkan - Bota Sot
Kurti: Thaçi po e ndihmon Putinin të rikthejë ndikimin në Ballkan

Aktuale

Kurti: Thaçi po e ndihmon Putinin të rikthejë ndikimin në Ballkan

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 22:21
Albin Kurti

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me takimin e tij me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i ka ndihmuar këtij të fundit që të kthejë ndikimin në Ballkan.

“Takimi që u zhvillua me Putinin, ishte lajm i keq jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin. Putini po përpiqet të rikthehet në Ballkan. Gjukanoviqi e Zaevi e kanë zbrapsur atë. Ai tash e ka rigjetur këtë njeriun tonë, që është president, dhe po përpiqet të rikthehet në rajon. Ne nuk duhet të ndryshojmë aleatët tanë, SHBA-në e Gjermaninë. Ky tashmë e ka shkelur një vijë të kuqe të trashë”, është shprehur Kurti për televizionin publik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test