Viktimat e aksidentit të sotëm janë nga Poneshi i Gjilanit

Aktuale

Viktimat e aksidentit të sotëm janë nga Poneshi i Gjilanit

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:39
Ilustrim

Tre qytetarët që humbën jetën në aksidentin e sotëm në Mramor të Prishtinës, janë nga Poneshi i Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes Shala për humbjen e tre anëtarëve të familjes.

Kurse kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, duke iu referuar medjave ka bërë publik indetitetin e viktimave, të culët janë Agron Shala, 22 vjeç, Arife Shala, 88 vjeç dhe Elfete Rashiti, 65 vjeç. Në gjendje kritike është edhe Osman Shala, 65 vjeç, i lënduari tjetër nga ky aksident.

Ndryshe, aksidenti ka ndodhur mes tre veturave në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, tek fshati Mramor, ku në aksident është përfshirë edhe vetura ambasadores së Turqisë në Kosovë, e cila nuk është në rrezik për jetën.

Të lënduar në aksident kanë mbetur 7 qytetarë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat