Aksion spektakular, Burdushi arrestohet si nëpër filma, peshqit e mëdhenj në liri

Aktuale

Aksion spektakular, Burdushi arrestohet si nëpër filma, peshqit e mëdhenj në liri

Nga: N.Sh Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 09:06
Burdushi

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar mjeku popullor Hyzri Peçani, i njohur si Burdushi.

Arrestimi tij gjatë gjithë ditës u përcjell në media, sikurse të ishte ndonjë president apo kryeministër, dhe jo një njeri i thjesht i cili ka përfituar nga populli të cilët kanë shpresuar në shërim pas kontrolleve të bëra tek ai.

Arrestimi i Burdushit u bë spektakular, ndër, mediat raportuan pa ndalë gjatë tërë ditës. Filluan hulumtimet për të, për veprimtarin e tij, të cilët e kemi ditur të gjithë.

U befasuan se i janë gjetur nga Policia arme e nj shumë e madhe parash, ndërsa me një kalkulim të thjeshtë ndoshta brenda dy orësh ato para që i ka gjetur Policia, Burdushi i fiton nga qytetarët në nevojë për shërim.

E Burdushi disa herë ka thënë se atë e kanë vizituar edhe politikanët.

Derisa një veprimtari e tillë, e bërë që nga paslufta e deri sot, ka funskionu pa ndonjë problem, atëherë pse u dashtë të bëhet kaq “madhështor” arrestimi i tij, i cili një natë më parë ishte në një emision televiziv?

Peshqit e mëdhenj, në Kosovë, që po hanë çkado që u del përpara, janë të lirë, Policia e din këtë, Prokuroria e gjykatat, mirëpo s’kanë guxim për të arrestuar ditë, ose edhe arrestimet kur bëhet, paraprakisht merren vesh se duhet të ju arrestojmë, mirëpo gjykata shpejt do të ju liron.

Plotë raste kriminale janë publikuar nëpër media të ndryshme, por nuk janë gjykuar, në disa raste janë vonuar vetëm që të parashkruhen ato, ndërsa ka raste të tjera, kur dënimet janë sa për sy e faqe, ose shpallen të pafajshëm.

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, pohon se, e gjithë ideja është me mbet shteti i k

Image
Blerim Burjani

apur, pa ndryshime, dhe pa ndonjë shpesë për ndryshime të prekshme apo ndonjë reformë substanciale në qeverisje.

“Të gjithë e din se kjo klasë e vjetër politike, nuk mund të sjell ndryshime, nuk ka arrestime për shkak se sistemi i drejtësisë ka mbetur i kapur nga politika. Për këtë arsye proceset zgjatën pa kufij dhe në fund përfundon pa aktgjykim pa asgjë. Nzjerret aktgjykimi lirues, kështu funksionon kapja e shtetit. Pra ky është modeli i anarkisë, prej jo rendit dhe ligjit përfitojnë njerëz që dikur ishin të varfër e tash janë bërë të pasur, e që s’ka kush të merret me ta”, thotë Burjani për gazetë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat