Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin: Ndër të parët në rresht për liri, pa e njohur vdekjen! - Bota Sot
Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin: Ndër të parët në rresht për liri, pa e njohur vdekjen!

Aktuale

Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin: Ndër të parët në rresht për liri, pa e njohur vdekjen!

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 12:11
Ramush dhe Luan Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar vëllain e tij, Luanin në ditëlindjen e 45-të. Haradinaj ka thënë se Luani ishte ndër të parët në rresht për liri, pa e njohur vdekjen.

“Kalove vite të rënda për nga pesha dhe të mëdha për nga vlera!”, ka shkruar tutje i pari i ekzekutivit.

“Ndër të parët në rresht për liri, pa e njohur vdekjen! Në shërbim të atdheut deri në frymën e fundit. Kalove vite të rënda për nga pesha dhe të mëdha për nga vlera! Toka që ia fale jetën, të nderon me lavdi të përjetshme. Në ditëlindjen e 45-të, të kujtojmë me krenari, Luan”, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar.

Rikujtojmë, se heroi Luan Haradinaj ka lindur më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës, përkatësisht të Deçanit.

Ai shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.

Pas kryerjes së shkollës së mesme Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryej duke iu bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...