Ministri i Jashtëm rus demanton Thaçin: Përkrahim marrëveshjen veç nëse e pranon Serbia

Aktuale

Ministri i Jashtëm rus demanton Thaçin: Përkrahim marrëveshjen veç nëse e pranon Serbia

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 12:54
Hashim Thaçi dhe Vladimir Putin

Kryediplomati rus ka thënë se Moska përkrahë marrëveshjen Kosovë-Serbi vetëm nëse të pajtohet Beogradi. Në këtë mënyrë, Sergei Lavrorv ka konfirmuar se për Rusinë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Sergeri Lavrov ka thënë se nëse Beogradi pajtohet do të përkrahin marrëveshjen e mundshme që do të mund të arrihej mes Kosovës dhe Serbisë.

“Moska do të jetë e gatshme të shqyrtojë në mënyrë konstruktive zgjidhjen për marrëdhëniet me Kosovën, nëse (zgjidhja) do të jetë e pranueshme për Serbinë”, ka thënë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov për mediat ruse.

Ky zyrtar rus nuk ka dashur të flasë për modelet e marrëveshjes duke thënë se deri më tash s’ka asgjë konkrete.

“Nëse Beogradi konsideron se një zgjidhje është e pranueshme për Serbinë, ne do të jemi të gatshëm ta shqyrtojmë atë në mënyrë konstruktive. Nuk është mirë të spekulohet për përmbajtjen e opsioneve të ndryshme tani”, është shprehur Lavrov .

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë shënimit të 100-Vjetorit të Luftës së Parë Botërore, u takua me Presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se lideri rus kishte konfirmuar se do të përkrahë çfarëdo marrëveshje që arrijnë Kosova dhe Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat