Kolonel Macaraeg pranon detyrën e komandantit të KFOR-it amerikan

Aktuale

Kolonel Macaraeg pranon detyrën e komandantit të KFOR-it amerikan

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:59
Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it amerikan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së komandantit të KFOR-it amerikan, Kolonel Nick Ducich te kolonel Roy J. Macaraeg, në kampin ushtarak amerikan “Bondsteel”.

Në ceremoni ishte e pranishme edhe e ngarkuara me Punë në Misionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Colleen Hyland.

Komandanti i kampit “Bondsteel”, kolonel Nick Ducich, tha se ka qenë i nderuar që ka shërbyer në mision në Kosovë.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj ka ritheksuar mirënjohjen ndaj Shtetet e Bashkuara për ndihmën e pakursyer në ofrimin e sigurisë në Kosovë dhe ngritjen e kapaciteteve, thuhet në njoftimin për media.

“Kolonelit Macaraeg, mirëseardhje në vendin tonë, në shtëpinë e tij të dytë! Të bekuar që kishim përkrah ushtrinë amerikane në çdo kohë”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat