Krasniqi e quan hipokrit Kurtin që uroi Kosovën: Po e gënjen popullin që është i njëjti

Aktuale

Krasniqi e quan hipokrit Kurtin që uroi Kosovën: Po e gënjen popullin që është i njëjti

Nga: A.ZH Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 21:27
Frashër Krasniqi

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj Albin Kurtit, i cili sonte ka uruar përfaqësueses e Kosovës në futboll, që fitoi kundër Maltës.

Krasniqi në një postim në Facebook, e ka quajtur hipokrit Kurtin, duke thënë se ai i ka ndryshimet qëndrimet politike, por nuk po e pranon këtë.

Ai ia ka kujtuar Kurtit se derisa sot po përkrah Kosovën në sport, “dikur thoshte se ne kemi vetëm një kombëtare kurse kjo e Kosovës përbën tendencë për dobësimin dhe ndarjen e kombit”.

Krasniqi po ashtu ka thënë se Kurti e di se me cilat simbole luajti ekipa e Kosovës sonte, mirëpo ia ka kujtuar atij kundërshtimet kur ata ishin ngritur në këmbë, kur ishte lëshuar himni në përvjetor të Pavarësisë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Është krejt në rregull t’i ndërrosh qëndrimet në politikë. Por tërësisht hipokrite nëse i ndërron ato dhe nuk e pranon se ke ndryshuar. Pra e gënjen popullin që unë jam i njëjti.

- Albin Kurti sot e mbështeti ekipën e Kosovës (dhe shumë mirë që e ka bërë këtë), por dikur thoshte se ne kemi vetëm një kombëtare kurse kjo e Kosovës përbën tendencë për dobësimin dhe ndarjen e kombit.

- Albin Kurti dikur thoshte për Isa Mustafën që është argat i Serbisë dhe i PDK-së, kurse mbrëmë tha që ai e paska nisur çkapjen e shtetit (atëherë, qenka interesante se pse e votoi VV-ja për rrëzimin e qeverisë së kaluar që paska “nisur çkapjen e shtetit”?!).

- Albin Kurti e di se me cilat simbole luajti ekipa e Kosovës – të cilën sonte e uroi, por që s’pat lënë gjë pa thënë kundër nesh që u ngritëm në këmb kur u lëshua himni në përvjetor të Pavarësisë.

Mos të flasim pastaj për ndryshimin e qëndrimeve të tij në raport me negociatat me Serbinë; qëndrimet ndaj Erdoganit; etj.

P.S.

Vetëm një qëndrim do ta mbajë gjithë jetën: qëndrimin ndaj PSD. Sepse është parimor!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat