Bie poshtë kërkesa e Serbisë që Kosova të eliminohet nga votimi në Interpol, kaq vende votuan pro

Aktuale

Bie poshtë kërkesa e Serbisë që Kosova të eliminohet nga votimi në Interpol, kaq vende votuan pro

Nga: Nefail Maliqi, Dubai/Interpol Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 10:29
Majtas: Jurgen Stock, sekretari i përgjithshëm i Interpolit, dhe djathtas i dërguari special, Nefail Maliqi

(E plotësuar) - Në orët e pasdites, delegacioni serb në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, që po mbahet në Dubai, ka kërkuar që të eliminohet Kosova, nga votimi i paraparë më 20 nëntor të këtij viti.

Por, kërkesa e tij ka rënë poshtë, pas Kosova nuk u eliminua nga votimi. Vende anëtare të Interpolit janë 192 vende, kurse me të drejtë vote 172. Pro votimit i thanë 90 vende, nga 134. Kështu Kosova ka marrë dritën jeshile nga shumica e vendeve.

Më 20 nëntor, do të votohet për pranimin e Kosovës në këtë organizatë botërore.

***

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është konfirmuar se Kosova do të jetë në  agjendën e samitit të Interpolit.

Po ashtu, ai ka thënë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol do të bëhet të martën.

Postimi i plotë:

Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar.

Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë.

Votimi do të ndodhë të martën.

***

Në Dubai të Emiratave sot ka nisur sesioni i 72 i Asamblesë së Përgjithshme, e cila përbëhet nga delegatët e emëruar nga qeveritë e vendeve anëtare. Si organi suprem i qeverisjes së INTERPOL-it, ajo mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që prekin politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës, financat dhe programet e aktiviteteve.

Para hapjes solemne të Asamblesë së Pergjithshme të Interpolit në Dubai, sekretari i përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stocker,  ka mbajtur një konferencë shtypi. Kosova është temë debati, në pritje të anëtarësimit të saj në këtë organizatë botërore.

Në Dubai në mesin e shumë ministrave gjendet edhe shefi i diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacolli.

Sekretari i pergjithshem i Interpolit Jurgen Stocker konfirmon zyrtarisht për “Presheva Jonë” se Kosova është në rend dite për anëtarësim më 20 nëntor.

Image
Pamje nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai

Gjithashtu do të zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i Organizatës, dhe këtë vit Kuvendi do të votojë për një President të ri për dy vitet e mbetura të mandatit aktual (deri në vitin 2020). Në përgjithësi, vendimet merren me shumicë të thjeshtë në formë të rezolutës. Çdo vend anëtar i përfaqësuar ka një votë.

Edhe Shqipëria në ofanzivë lobimi

Image
Delegacioni i Shqipërisë

Media që po ndjek këtë ngjarje, ka mësuar se më 20 nëntor vendet anëtare do të votojnë për (mos) pranimin e tri vendeve botërore, të cilat kanë aplikuar, Kosova, Vanuatu dhe Kiriobati. Mësohet se Kosovës i nevojiten 2/3 e votave të vendeve pjesmarrëse që të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Image
Pamje nga punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Dubai

Burime brenda MPJ-së, kanë thënë se Kosova bashkë me shtetet mike, siç janë SHBA, Gjermania, Turqia dhe të tjera ka arritur të sigurojë reth 10 vota më tepër sesa numri minimal i votave që duhen për anëtarësim.

Kjo e ka shqetësuar tejmase Serbinë, jo vetëm për faktin se Kosova po arrin të fitojë një fitore diplomatike karshi saj, por edhe për atë se pas anëtarësimit Kosova do të mund të mund që përmes INTERPOL-it të lëshojë fletëarreste ndërkombëtare për serbët, që akuzohen mga drejtësia e Kosovës, por që i ikin drejtësisë duke u fshehur e strehuar në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat