Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është konfirmuar se Kosova do të jetë në agjendën e samitit të Interpolit.
Po ashtu, ai ka thënë se votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol do të bëhet të martën.
Postimi i plotë:
Fillim i mbarë. U konfirmua agjenda e samitit të Interpolit dhe pika ku Kosova aplikon për të qenë anëtar.
Lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është synimi ynë.
Votimi do të ndodhë të martën.