Veseli takon nesër Bedri Hamzën e Abelard Tahirin

Aktuale

Veseli takon nesër Bedri Hamzën e Abelard Tahirin

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 16:00
Kadri Veseli dhe Abelard Tahiri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të takohet nesër me ministrin e Financave, Bedri Hamzën, ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin si dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës,

Takimi mbahet me fillim prej orës 13:00 në kabinetin e Veselit.

Po ashtu, Veseli gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesë edhe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit.

E njëjta mbahet me fillim prej orës 13:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat