Reagon Pacolli: Në shtëpinë time nuk ka helm e as darka të helmuara

Aktuale

Reagon Pacolli: Në shtëpinë time nuk ka helm e as darka të helmuara

Nga: N. H Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 18:11
Behgjet Pacolli

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj shkrimeve të disa mediave rreth një darke të përbashkët të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj në shtëpinë e tij në Hajvali, përcjell “Bota sot”.

Siç kanë raportuar mediat aty janë ftuar Thaçi dhe Haradinaj nga zëvendëskryeministri Pacolli, për një darkë të përbashkët, me shpresën për t'i ulur gjakrat, por në këtë takim ka pasur të shara.

E lidhur me ketë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shefit të diplomacisë së Kosovës, i cili përmes një statusi në Facebook i ka quajtur këto pohime të pavërteta.

Ja postimi i tij:

“Në shtëpinë time nuk ka helm e as darka të helmuara. Jam i shqetësuar më guximin e juaj për të gënjyer. Nuk mund të helmohet opinioni me lajme të tilla të pavërteta. Në shtëpinë time kam shtruar darkë miqësore me miq (me siguri edhe për ju që sot përbuzeni). Secili informacion tjetër është i pavërtetë dhe gënjeshtër!”, shkruan Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat