Veseli takoi dhjetëra të rinj që iu bashkuan PDK-së

Aktuale

Veseli takoi dhjetëra të rinj që iu bashkuan PDK-së

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 21:42
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot dhjetëra të rinj të cilët i janë bashkuar kësaj partie për Dekadën e Re.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot dhjetëra të rinj të cilët i janë bashkuar kësaj partie për Dekadën e Re.

Në takim me të rinjtë, Veseli ka thënë se PDK-ja do të vazhdojë t’i japë rinisë rol të madh në drejtimin e vendit.

“Dhjetëra të rinj e të reja iu bashkuan sot Partisë Demokratike të Kosovës. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me ta dhe jam shumë i lumtur kur shoh dëshirën e tyre qe të marrin përgjegjësi. Krenar, po ashtu, me rininë që ndjek qëllimet e veta dhe nuk dorëzohet. Dekada e Re është platforma e të gjithëve, për të sjellë ndryshime të mëdha në vend, për t’i dhënë rinisë edhe më shumë rol”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat