Albin Kurti nuk do të çoj lule te varri i Ibrahim Rugovës

Aktuale

Albin Kurti nuk do të çoj lule te varri i Ibrahim Rugovës

Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 22:30
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një intervistë për Blic ka thënë se partia e saj nuk do të vendosë lule tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ajo në këtë intervistë ka komentuar deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri duke thënë se deklaratat e tij janë hipokrite pasi, sipas saj, ai më shumë anon nga PDK sesa nga partia që ai i përket.

“Ajo që përfaqëson LDK-ja është në rrezik nga një figurë siç është Lutfi Haziri. Ai shumë më shumë është me PDK-në sesa që është me LDK-në andaj janë hipokrite këto deklarata të zotëri Haziri që i bën në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë haxhiu.

Ka shtuar se partia e saj dërgon lule vetëm tek varret e dëshmorëve të vendit kurse, sa i përket dërgimit të luleve tek varri i ish- presidentit Rugova, ka thënë se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Ne dërgojmë lule tek dëshmorët e kombit siç është Adem Jashari e Zahir Pajaziti e të tjerët por për politikanë siç ishte edhe zotëri Rugova ne nuk e kemi praktikuar nuk është që e kemi kundërshtuar por nuk e kemi praktikuar thjeshtë. Për ne dëshmorët e kombit përkulemi gjithmonë para kontributit të tyre por z. Rugova ka qenë një figurë politikë në këtë rast president i Kosovës prandaj konsideroj që akuzat e tilla në drejtim të VV-së janë të papranueshme dhe natyrisht që ne nuk merremi me të tilla. Nuk konsiderojmë që ka qenë vetëm kontributi i z. Rugova për pavarësinë e Kosovës ose për historinë e popullit shqiptarë” ka thënë Haxhiu.

Ndryshe, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nëse VV dëshiron koalicion me LDK-në atëherë këta të fundit duhet dërguar lule tek varri i Ibrahim Rugovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat