Policia arreston një person për vdekjen e policit në Podujevë

Aktuale

Policia arreston një person për vdekjen e policit në Podujevë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:22

Policia e Kosovës  ka dhënë detaje lidhur me humbjen e jetës së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Halit Zhdrella.

Sipas policisë, Zhdrella nuk ka arritur t’i përballojë plagëve të shkaktuara nga një armë e zjarrit.

Lidhur me vdekjen e Zhdrellës policia ka arrestuar edhe një person të dyshuar, T.ZH, 31 vjeç i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që rasti është cilësuar si vrasje nga pakujdesia, 

Ndryshe media ka raportuar se Zhdrella ishte Kapiten në Departamentin e Krimeve Ekonomike dhe që ndërroi jetë mbrëmë.

Komunikata e plotë:

Vritet një person në fshatin Penuh të Podujevës

Prishtinë, 19 nëntor 2018– Mbrëmë rreth orës 21:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Penuh të Podujevës, nga arma e zjarrit është plagosur një person.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes, ku kanë hasur viktimën:

Zh , 58 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (zyrtar policor), i cili nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekja eviktimës është konstatuar nga stafi mjekësor në QKUK.

Lidhur me këtë rast nga njësitet policore është arrestuar një person i dyshuar:

* T. Zh , 31 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, i cili me urdhër të prokurorit të shtetit

është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje nga pakujdesia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat