“BE-ja nuk i jep vizat për Kosovën derisa ‘peshqit e mëdhenj’ të burgosen” - Bota Sot
“BE-ja nuk i jep vizat për Kosovën derisa ‘peshqit e mëdhenj’ të burgosen”

Aktuale

“BE-ja nuk i jep vizat për Kosovën derisa ‘peshqit e mëdhenj’ të burgosen”

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 09:55
Ilustrim

Nuk ka viza me këtë kastë politikanësh të korruptuar të cilët po na udhëheqin shtetin tonë, thotë prof. Dr. Binak Maxharraj.

Maxharraj përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”, pohon se, kjo kastë politike e parë tradhtinë që i ka bërë popullit ka nisur të ankohet për ta hequr barrën nga vetja.

Pra sipas tij, ankohen te BE-ja se kinse Kosova i pa plotësuar të gjitha kriteret.

“Bashkësia Evropiane nuk lejon liberalizimin e vizave derisa kjo kastë politikë të jetë në pushtët, po pse? Sepse, kjo kastë politikë e korruptuar, thonë se korrupsioni si barra më e rëndë për Kosovën nuk mund të luftohet më pushtetar të korruptuar, nuk mund të luftohet më një drejtësi (prokurori dhe gjykata) të korruptuar e cila nuk i nxjerrë "peshqit ë mëdhenj" para drejtësisë. Sepse, BE nuk lejon liberalizimin e vizave edhe për shkak të situatës të brishtë politikë në vend ku aferat dhe skandalet politike nuk kanë të sosur siç ishin tentimi për shfuqizimin ë Gjykatës Speciale kur u tentua që në gjysmë të natës kjo të shfuqizohet, kur në pikë të ditës qytetarët turq pa kurrfarë procedurash më dhunë depërtohen në Turqi, kur kemi skandale dhe dhunë të pandërprerë në Qeveri e sidomos në Kuvendin ë Kosovës në të cilin askush nuk mund të merret veshë më njëri tjetrin dhe nuk prodhon efikasitet të duhur. Në këtë Kuvend me vite më radhë zotëronte dhuna, tymi nga gasi, për shkak të projekteve të dhunshme që Qeveria donte që të kalojnë në Kuvend”, thotë Maxharraj.

Ja shkrimi i plotë i Dr. Maxharraj:

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

S’ka viza me këtë kastë politikanësh të korruptuar

Liberalizimi i vizave nga hiqi u bë histori. Filloi të flitet për to diku para nja 10 viteve. Në atë kohë Kryeministri Hashim Thaçi thoshte se liberalizimi i vizave është çështje kohe. Këtë ai vazhdimisht e përsëriste për plotë 10 vjet.

-Hajde rren hajde...?!

Edhe të gjithë të tjerët që ë kapnin majën ë shtetit ë përsërisnin këtë rrenë vazhdimisht deri më sot dukë dhanë afate shumë të shkurtra së vizat ato do të vijnë së shpejti.

-Populli thotë pritë magar sa të del bar...?!

U dhanë edhe 8200 hektar tok për blerjen ë vizave por..

-Vizat shkuan në bisht të sorrës..?!.

Kjo kastë politike duke e pa"tradhtinë"që ia ka bë popullit nisi të ankohet duke tentu që ta heq fajin, barrën nga vetja. Po ankohet së na i kemi plotësu të gjitha kriteret për liberalizimin ë vizave dukë ia hedhë fajin BË.

Por, atë së çka nuk po ë shohin pushtetarët tanë po ë shohin ata të BË.

Bashkësia Evropiane nuk lejon liberalizimin e vizave derisa kjo kastë politikë të jetë në pushtët, po pse?

Sepse, kjo kastë politikë e korruptuar, thonë se korrupsioni si barra më e rëndë për Kosovën nuk mund të luftohet më pushtetar të korruptuar, nuk mund të luftohet më një drejtësi (prokurori dhe gjykata) të korruptuar e cila nuk i nxjerrë "peshqit ë mëdhenj" para drejtësisë.

Sepse, BE nuk lejon liberalizimin e vizave edhe për shkak të situatës të brishtë politikë në vend ku aferat dhe skandalet politike nuk kanë të sosur siç ishin tentimi për shfuqizimin ë Gjykatës Speciale kur u tentua që në gjysmë të natës kjo të shfuqizohet, kur në pikë të ditës qytetarët turq pa kurrfarë procedurash më dhunë depërtohen në Turqi, kur kemi skandale dhe dhunë të pandërprerë në Qeveri e sidomos në Kuvendin ë Kosovës në të cilin askush nuk mund të merret veshë më njëri tjetrin dhe nuk prodhon efikasitet të duhur. Në këtë Kuvend me vite më radhë zotëronte dhuna, tymi nga gasi, për shkak të projekteve të dhunshme që Qeveria donte që të kalojnë në Kuvend.

Por grushtin më të madh për mos liberalizimin ë vizave bie mbi barrën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i cili totalishtë ka hy në një qorrsokak që po krijon huti, pasiguri dhe çudi të shumica e vendeve të Evropës dhe botës, për shkak të pazareve që i nisi Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për ndarjen, copëtimin apo korrigjimin e kufijve, pra të atyre kufijve në të cilët Kosovën e kanë njohtë mbi 116 shtete.

Për këtë shkak, për shkak të kryeneçësisë së Presidentit jeta politikë është shkapërderdhë, nuk ekziston, nuk ka koordinim dhe unitet, konsensus të brendshëm për këtë për këtë çështje. Për shkak të kësaj situatë politike të krijuar në Kosovë nuk ka më njohje të reja, sepse çdo kush po pyet së çfarë po ndodhë në Kosovë, si është e mundshme që Presidenti i këtij vendi të angazhohet për copëtimin e vendit të vet, si është ë mundshme që presidenti i këtij vendi ka ra në kurthin e Serbisë për ndarjen ë Kosovës. Për shkak të krejt kësaj jo që nuk kemi njohje të reja, por po kemi edhe çnjohje për të cilat Serbia po angazhohet fuqishëm për ta dëmtu sa më shumë Kosovë.

Për të gjitha këto që i përmenda, por edhe për shkak shumë të tjerave, BE po i sheh shumë mirë dhe së është shumë skeptikë që këtij vendi nuk i liberalizohen vizat, dhe së vizat nuk do të liberalizohen pa përmirësimin e kësaj situate politike, thjeshtë kjo i bijë pa u rrezu nga pushtët kjo kastë e korruptuar që pe mbanë peng Kosovë që 20 vite.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test