Veseli në Ditën e të Drejtave të Fëmijëve: Kosova ka nevojë për një rini të përgatitur mirë

Aktuale

Veseli në Ditën e të Drejtave të Fëmijëve: Kosova ka nevojë për një rini të përgatitur mirë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 10:52
Foto

Në Kuvendin e Kosovës po shënohet Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve.

Në një fjalë rasti kryeparlamentari, Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur me vizionin, qëllimin dhe vullnetin që po tregojnë gjeneratat e reja të Kosovës.

Ai theksoi se Kosova ka nevojë për një rini të përgatitur mirë.

“Përveç dashurisë tradicionale dhe përkushtimit institucional duhet të kemi edhe përkushtim strategjik. Të rinjtë duhet të jenë të përgatitur, të jenë konkurrentë dhe të aftë për t’u ballafaquar me sfidat që i presin”.

Veseli përmendi edhe problemet me të cilat ballafaqohen gjeneratat e reja si dhuna në familja dhe punësimi ne moshën e mitur dhe tha se ka nevojë që fëmijët të jenë më të integruar.

“Ne do të punojmë shumë që Kosova jonë të jetë sa më e përbashkët. Të punojmë bashkërisht t’ju krijojmë perspektivë prindërve dhe juve që keni për ta trashëguar Kosovën, e që do ta bëni edhe më të mirë”.

Në këtë ngjarje po merr pjesë edhe shefja e zyrës se BE-se për Kosovë, Nataliya Apostolova ndërsa do të raportojnë edhe raportojnë dhe ministrat Shyqyri Bytyqi, Uran Ismaili dhe Skender Reçica

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat