Familja Shala kërkon të dihet e vërteta për aksidentin në Mramor: Policia nuk i ofroi ndihmë familjarëve por ambasadores turke

Aktuale

Familja Shala kërkon të dihet e vërteta për aksidentin në Mramor: Policia nuk i ofroi ndihmë familjarëve por ambasadores turke

Nga: N.Sh Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 11:54
Personat që vdiqën në aksident

Agim Shala vëllai i Agronit, i cili vdiq së bashku me babin dhe gjyshen në aksidentin tragjik në Mramor ku është përfshi edhe eskorta e ambasadores së Turqisë, sot ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që ishin në ceremoninë e varrimit.

Agimi, përmes një shkrimi dërguar medieve, thotë se shkaku i shpejtësisë dhe pakujdesisë në komunikacion ka mbetur pa vëllain e vogël, babin dhe gjyshen e tij.

Shala u bën apel presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, policisë dhe ekspertëve të komunikacionit që të tregojnë saktë se kush është fajtori i kësaj tragjedie të katërfishtë.

“Jo të mbulohet e vërteta për arsye se në këtë aksident u përfshi edhe ambasadorja turke...jeta për të gjithë është e çmueshme njësoj. Kam informata nga kalimtarët e rastit se në momentet kritike, policia e Kosovës nuk ka reaguar me ofrimin e ndihmës menjëherë për familjarët e mi, të cilët kanë qenë me lëndime të rënda vdekjeprurëse,por janë orientuar te ambasadorja turke”, thotë Shala.

“Unë nuk humba vetëm një anëtar të familjes, unë humba tre, pothuajse gjysmën e familjes. Dhembja neve do të na shoqërojë tërë jetën, asnjëherë nuk do gjejmë qetësi, uroj që  të mos i ndodhë askujt kjo që na ka ndodhë neve...”, thuhet tutje në reagimin e Shalës.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Të dashur miqë, shokë e dashamirë, insitucione të Kosovës, ju media

Në  emrin tim e të familjes, ju falënderoj për pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit të më të dashurve tanë!

Unë sot mbeta pa vëllain e vogël, pa babin dhe pa gjyshen, shkaku i shpejtësisë dhe pakujdesisë në komunikacion.

U  bëj apel presidentit, kryeminstrit, policisë së Kosoves, ekspertëve të komunikacionit që të dimë kush është fajtori i kësaj vdekjeje të katërfishtë.

Jo të mbulohet e vërteta për arsye se në këtë aksident u përfshi edhe ambasadorja turke...jeta për të gjithë është e çmueshme njësoj.

Kam informata nga kalimtarët e rastit se në momentet kritike, policia e Kosoves nuk ka reaguar me ofrimin e ndihmës  menjëherë për familjarët e mij, të cilët kanë qenë me lëndime të rënda vdekjeprurëse,por janë  orientuar  te ambasadorja turke.

Unë nuk humba vetëm një anëtar të familjes, unë humba tre, pothuajse gjysmën e familjes.

Dhembja neve do të na shoqërojë tërë jetën, asnjëherë nuk do gjejmë qetësi, uroj që  të mos i ndodhë askujt kjo që na ka ndodhë neve...

U bëj apel të gjithëve që të ngadalësojnë shpejtësinë në komunikacion e mos të humbin jetët e të dashurëve të tyre.

Do t'ju kujtojmë me mall e me lotë në sy më të dashurit e tanë,vëllai im, që shkove në kohen më të mirë, baba  dhe  gjyshe!

U prehshi në paqe në parajsë të dashurit e tanë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat