Dënimi i kriminelëve serbë - kriteri që Kosova duhet ta ketë për marrëveshjen me Serbinë

Aktuale

Dënimi i kriminelëve serbë - kriteri që Kosova duhet ta ketë për marrëveshjen me Serbinë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 13:52
Mevlyde Mezini Saraçi

(E plotësuar) - Për të shtatën herë radhazi Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 i ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, 61 kallëzime penale kundër kriminele serbe.

Sipas kësaj shoqërie civile kriter për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë  dënimi i kriminelëve serbë që kanë kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Anëtarja e grupit, Mevlyde Mezini Saraçi u shpreh se nëse ndodh pajtimi i Kosovës me Serbinë, atëherë bëhet barazimi i krimeve e kjo, sipas saj, çon në kriminalizimin e Qeverisë së Kosovës.

Saraçi: Nuk ka marrëveshje me Serbinë nëse nuk bisedohet me krimet e luftës

“Këtu është edhe çelësi i suksesit së bisedimeve, sepse nëse nuk bisedohet për dënimin e kriminelëve dhe Serbia nuk kërkon falje publike, dhe nuk i sjell eshtrat e të gjithë të zhdukurve nuk ka me pas marrëveshje. Le të urdhërojnë dhe le të vijnë delegacioni i bisedimeve në Gjakovë, në Drenicë, në Malishevë në të gjitha trevat ku ka pasur krime dhe atje le të marrin informacionet e drejta se si duhet të përmbyllen bisedimet me Serbinë me sukses. Gjithsesi, sepse ne po shohim nga informacionet e fundit se po kërkojmë me ngazëllim një pajtim me Serbinë, po i barazojmë krimet, ne jemi viktima, ata janë kriminelë, andaj barazimi i krimit e kriminalizon edhe Qeverinë e Kosovës”, u shpreh ajo.

Udhëheqja e këtij grupit, Shkendije Hoda, u shpreh se gjatë ditës së sotme në Departamentin për Krime Lufte pranë Prokurorisë Speciale i kanë dorëzuar 61 dosje të pajisura me 100 dëshmi.

Hoda u shpreh se dorëzimi i këtyre dosjeve po gjen interes për trajtim edhe nga policia , pasi që njësiti policor i  Gjakovës ka filluar të marrë në pyetje dëshmitarët.

Hoda: Policia e Kosovës ka filluar t’i intervistojë dëshmitarët

“Është kontingjenti i shtatë që ne sot e dorëzojmë në Prokurorinë Speciale, departamenti I krimeve të luftës. Janë diku 61 dosje me 100 dëshmi, ne po vazhdojmë ende të marrim dëshmi nga qytetarët e Komunës së Gjakovës, gjë që po shohin se kemi përkrahjen e prokurorisë dhe policisë për krime lufte. Te ne në komunën e Gjakovës vetëm ka filluar që policia e krimeve të luftës t’i marrë dëshmitarët në pyetje dhe kjo është një sukses do të thotë se shihet që është interesi jo vetëm për qytetarin, por dhe për vetë shtetin”, u shpreh ajo.

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 ka paralajmëruar edhe dorëzimin e dëshmive të tjera gjatë viteve të ardhshme. 

Dorëzohen në prokurori edhe 61 dosje për krimet serbe në Kosovë

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës 1998/99 për herë të shtatë ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, disa kallëzime penale kundër kriminele serbe.

Shkendije Hoda, udhëheqëse e këtij grupi tha se sot kanë dorëzuar të shtatin kontingjent me 61 dosje me rreth 100 dëshmi.

Sipas saj, dorëzimi i këtyre dosjeve ka pasur efekt, pasi që policia e Gjakovës ka filluar të marrë në pyetje dëshmitarët.

Ajo tutje deklaroi se dorëzimin e dëshmive do ta bëjnë edhe viteve të ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat