Veseli: Të korruptuarit dihen, ata që kanë shumë makina, shtëpi e gra

Aktuale

Veseli: Të korruptuarit dihen, ata që kanë shumë makina, shtëpi e gra

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 14:16
Kadri Veseli dhe Shaip Havolli

(E plotësuar) - Republika e Kosovës është në prioritet dhe nuk do të tolerohet askush që të abuzoë me pozita zyrtare dhe me paranë publike. Të gjithë ata të cilët kanë mundur apo mund të kryejnë veprime të cilat janë abuzive kundër ligjit, do t’u konfiskohet pasuria e paligjshme.

Kështu ka thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas takimit të përbashkët me ministrin e Financave, Bedri Hamza,  ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë Shaip Havolli.

Ai tha se Projektligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme të përfituar në mënyrë jo të arsyetuar, është në fazën e leximit të dytë në Kuvend, dhe sipas tij, do të përfundoë  shumë shpejt.

Veseli ka siguruar të gjithë qytetarët se askush në Kosovë nuk do të gëzojë  pasurinë e përfituar jashtëligjshëm.

Madje, kryetari i Kuvendit ka thënë se edhe qytetarët e kanë të njohur se kush janë të korruptuarit në Kosovë.

Veseli: I njohim të gjithë të korruptuarit

“Qytetarët janë lodhur në një masë me termin ‘Lufta kundër korrupsionit’, ‘lufta kundër korrupsionit’  don rezultate. Do të ketë rezultate, të jeni të sigurt, por na duhet edhe ndihma e tyre. I njohin ata të cilët janë të korruptuar. Nga i bënë  gjithë atë pasuri, të gjithë ato shtëpi, të gjithë ato makina, nga i bënë të gjithë ato gra. Ju po qeshni, por ky është një realitet. Preventoni bashkërisht. Të jeni më tepër të besueshëm ndaj këtij shteti, ku kanë me jetuar fëmijët e juaj dhe të tanët”, tha Veseli.

Veseli ka përçuar mesazhin për parandalimin e korrupsionit me veprime konkrete, jo vetëm me deklarata.

Veseli: Jemi të përkushtuar në parandalimin e korrupsionit

“Ne institucionet e Republikës së Kosovës jemi duke bërë maksimumin e përpjekjeve tona që të minimizohet hapësira e abuzimeve dhe keqpërdorimeve me pozitën e zyrtarit të lartë, apo zyrtarit publik, për vet faktin se ne të gjithë paguhemi nga taksat e qytetarëve të vendit tonë. Në të njëjtën kohë dëshiroj të përçoj edhe mesazhin, të cilin tani aktualisht Ministria e Drejtësisë ka një vendosmëri që të shkojmë deri në fund, përveç preventivës, parandalimit në të njëjtën kohë edhe luftimit të fenomeneve të cilat janë korruptive dhe abuzive. Pra, me veprime konkrete,  jo me veprime deklarative”, theksoi Veseli.

Edhe ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri theksoi se të gjithë keqbërësit e parasë publike do të ballafaqohen me ligjet në fuqi. Sipas tij, në Qeveritë e kaluara ka pasur korrupsion dhe kanë shkaktuar humbje miliona euro.

Tahiri: Jemi të përkushtuar në parandalimin e korrupsionit

“Në të kaluarën nuk kanë qenë të vogla praktikat abuzive, edhe në ndërmarrjet publike, edhe në universitetet tona, edhe në Qeveri, edhe nëpër institucione të ndryshme. Pra, sot e kemi një politikë, e cila, jam i bindur që me angazhimin tonë do t’i parandaloj këto praktika mjaft të dëmshme, që kanë rezultuar me humbjen e miliona eurove”, theksoi Tahiri.

Kryeshefi i Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havolli theksoi se janë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Sipas AKK është në fazën e riorganizimit për plotësimin dhe ndryshimin e kornizës ligjore për funksionimin e Agjencisë.

Havolli shtoi se Agjencia një numër të madh të rasteve deri tash i ka trajtuar dhe dërguar në prokuroritë përkatëse, të dyshimta për korrupsion.  

Havolli: Ligji për Konflikt të Interesit parandalon mundësitë e abuzive

“Ligji për Konflikt të Interesit veç është miratuar në këtë vit dhe është një ligj mjaft i avancuar… Shumë zyrtarë të lartë deri tash kanë mbajtur disa pozita në institucione të ndryshme, tash e tutje ky ligj I ri I shkurton këto pozicione. Po ashtu ne jemi duke punuar që të fuqizojmë edhe brenda institucioneve mekanizmat e brendshëm që ta trajtojnë çështjen e konfliktit të interesit”, ka theksuar Havolli. 

Në fund ai tha se AKK është në fazën e hartimit të ligjit për Agjenci Kundër Korrupsion dhe Ligjit të Deklarimit dhe Prejardhjes së Pasurisë.

Veseli: Do t’i shkojmë në fund luftimit të korrupsionit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar sot nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe për zbatimin e plotë të Ligjit të ri për Parandalimin e Konfliktit të Interesit gjatë ushtrimit të funksionit publik.

Pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, atë të Financave, Bedri Hamza dhe drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, i ka ftuar ata që të bashkërendojnë aktivitetet në mënyrë që dispozitat e reja të Ligjit që ka hyrë në fuqi së fundmi, të zbatohen në përpikëri, veçmas ato që ndërlidhen me mbajtjen e pozitave të shumëfishta.

“Gjithë ajo të cilën jemi duke e bërë është që shteti dhe ligji të jenë mbi të gjithë ne. Edhe kjo iniciativë për parandalimin e konfliktit është në këtë funksion. Ne, institucionet e Kosovës jemi duke bërë maksimumin e përpjekjeve tona që të minimizohet keqpërdorimi i pozitës së zyrtarit publik. Nuk do të lejojmë askënd të abuzojë dhe nëse kjo ndodhë, do të jenë para ligjit dhe do të shkojë deri në konfiskimin e pasurisë”, theksoi Veseli, duke ftuar qytetarët që të besojnë në institucionet e Kosovës dhe të jenë më të zëshëm në luftimin e këtyre dukurive.

Veseli ka theksuar se pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, kjo praktikë do të marrë fund dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Si një vend që synon zhvillimin demokratik, si një vend që synon integrimin në Bashkimin Evropian, si një vend që synon të ketë institucione publike me integritet, kësaj praktike duhet t’i themi stop. Është koha që institucioneve tona t’ia kthejmë dinjitetin e plotë dhe t’i sigurojmë qytetarët tanë se çdo zyrtar publik të cilit i është besuar të menaxhojë me autorizime publike, do të sillet konform rregullave më të larta të etikës dhe integritetit”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka theksuar rëndësinë e ligjit të ri dhe ka shpjeguar dispozitat e reja që kanë hyrë në fuqi duke mundësuar një perspektivë të re që ndalon abuzimet me buxhetin e taksapaguesve të Republikës së Kosovës.

“Përmes këtij ligji do të marrë fund një praktikë e vjetër e abuzimit me detyrën dhe autoritetin publik, ajo e pozitave të shumëfishta dhe e përfitimit të shumëfishtë nga ushtrimi i detyrave nëpër komisione, borde dhe ndërmarrje publike. Përmes këtij ligji, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursejmë miliona euro që deri më tani kanë shkuar në adresë të zyrtarëve që kompensoheshin për pjesëmarrjen në borde dhe komisione të ndryshme”, ka thënë ai.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ndërkaq, ka thënë se ministria që ai drejton do të ndihmojë me të gjitha resurset financiare zbatimin e këtij ligji në praktikë. Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, nga ana e tij, tha se ligjet e reja anti korrupsion do te intensifikohet dhe thellohet më tej lufta kundër korrupsionit.

Veseli: Nuk ka asnjë pengesë që e ndal Kosovën drejt rrugëtimit në BE

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se shteti ligjor duhet të jetë mbi të gjithë.

Veseli këtë deklaratë e dha pas takimit të përbashkët me ministrin e Financave, Bedri Hamza,  ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri dhe kryeshefin e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë Shaip Havolli.

Veseli ka përçuar mesazhin për parandalimin e korrupsionit me veprime konkrete me Ligjin për konflikt interesi dhe parandalimin e korrupsionit.

“Ligji është më i fortë se të gjithë ne, ne nuk do të tolerojmë askënd të abuzoj me paranë publike”, ka thënë Veseli, duke shtuar se janë duke u krijuar mekanizmat përkatës për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë pengesë që mund ta ndalojë Kosovën në rrugëtimin e saj në BE dhe për liberalizim të vizave.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri theksoi se janë të angazhuar të krijojnë mekanizma përkatës për parandalimin e korrupsionit dhe krimit.

 Ai tha se asnjëherë vullnet politik më të madh për luftën ndaj korrupsionit nuk ka pasur.

Kryeshefi i Agjencisë Kundër Korrupsion Shaip Havolli theksoi se janë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat