Haxhiu tha se Vetëvendosje nuk do të çojë lule te varri i Rugovës, Haziri reagon ashpër

Aktuale

Haxhiu tha se Vetëvendosje nuk do të çojë lule te varri i Rugovës, Haziri reagon ashpër

Nga: N.H Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 15:53
Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, mbrëmë deklaroi se partia e saj nuk do të vendosë lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ndërsa, lidhur me ketë deklaratë ka reaguar edhe njohësi i zhvillimeve politike në vend.

Nexhat Haziri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se e kupton Haxhiun, pasi sipas tij, komunistët i urrejnë armiqtë e tyre.

Ai ndër tjerash, shkruan se partia e Haxhiut dërgon lule të varri i Leninit, Mao Ce Dunit, diktatorit Enver Hoxhës edhe të islamistët si Alia Izetbegoviq, mirëpo, kurrë jo të varri i Presidentit Rugova, që siç thotë ai, ishte kundërshtar i pakompromis ndaj "Murtajes së Kuqe".

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Unë e kuptoj Albulena Haxhiun, komunistët i urrejnë armiqtë e tyre. VV-ja dergon lule të varri i Leninit, Mao Ce Dunit, diktatorit Enver Hoxhës edhe të islamistët si Alia Izetbegoviq. Por, kurr jo te varri i Presidentit Rugova që ishte kundërshtar i pakompromis ndaj "Murtajes së Kuqe"-komunizmit.(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat