Deputetja e PSD-së: Nuk merremi me Albin Kurtin, shumë qytetarë po na bashkohen

Aktuale

Deputetja e PSD-së: Nuk merremi me Albin Kurtin, shumë qytetarë po na bashkohen

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 16:58
Besa Baftiu

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , dje në një intervistë të dhënë për mediar serbe ka folur për gjendjen politike aktuale, ku përveç kësaj ai ka përmendur edhe largimin e 12 deputetëve nga kjo parti.

Sipas Kurtit, partia e Shpend Ahmetit, PSD, ia ka marrë vetit legjitiminitetin, sepse sipas anketave nuk kanë më shumë se 2% përkrahje.

Ndërkaq deputetja nga radhët e PSD-së Besa Baftiu, në një prononcim për median e ka demantuar këtë gjë duke thënë se nuk du as të merrem me deklaratat e VV-së.

Sipas saj PSD-ja është shumë aktive në Kuvend dhe se në shumicën prej qytetve kanë hapur degë, ku edhe numëri i të interesuarëve për këtë parti është mjaftë i madhë.

“Nuk po dua të merrem me deklaratat e VV, ne po vazhdojmë punën tonë si PSD në organizim në terren sipas planit që kemi, pothuajse në shumicën e qyteteve kemi hapur degët e PSD, ka shumë qytetare të interesuar që po na bashkohen si dhe po vazhdojmë punën tonë si grup paralamentar në Kuvend ku jemi shumë aktivë”, ka thënë Baftiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat