Albulena Haxhiu ia kujton një detaj Baton Haxhiut që ai nuk kishte dashur t’ia thotë askush

Aktuale

Albulena Haxhiu ia kujton një detaj Baton Haxhiut që ai nuk kishte dashur t’ia thotë askush

Nga: N.H Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 17:21
Albulena Haxhiu dhe Baton Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook ka kujtuar një lapsus të bërë nga siç e quan ajo, gazetari i presidenti Hashim Thaçi, Baton Haxhiu.

Haxhiu ka kujtuar gabimin e bërë në sondazhin, nga ku gazetari Haxhiu e nxirrte PDK-në si fituese në zgjedhjet lokale në Prizren, përcjell “Bota sot”.

“Meqë sot janë bërë 1 vjet nga fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Prizren, a ju kujtohet ky sondazh i drejtorit të Klanit dhe gazetarit të presidentit, Baton Haxhiu?”, ka shkruar deputetja Haxhiu.

Veç këtij shkrimi, deputetja e VV-së këtij postimi i ka bashkangjitur edhe një video, ku shihet momenti se si Baton Haxhiu nxjerrte fituese partinë e Kadri Veselit në Prizren.

Kujtojmë se fitorja në Prizren atë botë i takoi Mytaher Haskukës të LVV-së, pasi printe për 329 vota më shumë sesa Totaj i PDK-së, nga rezultati preliminar i KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat