Limaj të rinjve: Mos ikni nga Kosova

Aktuale

Limaj të rinjve: Mos ikni nga Kosova

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 17:35
Fatmir Limaj

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar aktivitetin e saj për t’u takuar me të rinjtë e partisë. Kësaj radhe nikoqir të kryetarit Limaj kanë qenë të rinjtë e qytetit të Shtimes

Kreu i Nismës, njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj iu bëri thirrje të rinjve  që mos të lëshojnë vendin e vet, pasi siç ka thënë ai “kudo që shkoni duhet të punoni, sepse perëndimi nuk iu presin me lula”. 

Ai tha se përmes platformës së tyre do t’i arrijnë qëllimet e tyre, e që janë vetëpunësimi përmes zanatit. 

“ Jemi në  turin e takimeve me strukturat tona, ideja është për të shpalosur angazhimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta, platformës dhe planin tonë, anekënd Kosovës. Ne ende dëshmojmë se nuk e harrojmë atë qe e themi. Dy pika kryesore të  kësaj platforme janë tema e punësimit dhe stimulimi për vetëpunësim. Të rinjtë e Shtimes duhet të jenë aktiv, ajo çka ne po promovojmë është që përmes këtij projekti të riaktivizohen të rinjtë. Ne duam që bashkë me ju të fillojmë t’i zgjedhim problemet tona që ballafaqohemi çdo ditë”, tha ai. 

Kreu i Nismës shtoi se nuk duhet të shahet shteti, pasi që siç tha ai nëse nuk iu pëlqen kryetari duhet ndërruar. Limaj tha se të gjithë kanë përgjegjësi në këtë vend sepse siç thotë ai duke i ikur përgjegjësisë nuk e ndihmojnë askënd.

 “Vetëm të organizuar mund të ja arrijmë objektivave të përbashkëta. Ejani të bashkohemi, që secili ta bëjë një punë të mirë për vendin, nuk është e mjaftueshme vetëm me ëndërru, por duhet punu që ajo të realizohet. Kam përshtypjen që shumë shpejt ia kemi kthyer shpinën asaj që bota ëndërron, shumë shpejt kemi humbur solidaritetin, ndihmën ndaj njëri tjetrin”, tha ai. 

Limaj përsëriti se nuk është e nevojshme që ta përfundosh fakultetin dhe të punësohesh. Sipas tij zanati është pikë e mirë referimi.

 Ndërsa, Albert Maxhuni, kryetar i rinisë së Nismës në nivel vendi ka thënë se fokusi kryesor i këtij turi, është që t’i kushtohet rëndësi shkollave profesionale, duke theksuar se Nisma është adresa e vetme e rinisë.

 “Sot kemi ardhë këtu para juve që ta rrisim imazhin e rinisë në Shtime, ne në vitin e kaluar kemi premtuar se në programin tonë do të kemi fondin e punësimit dhe arsyetimin profesional, ju ftojmë të gjithëvë ata që nuk kanë diplomë universitare t’i kushtojnë rëndësi shkollave profesionale. Të rinjtë e Shtimes të jenë në ballë të proceseve, të keni peshë të përgjegjësisë”, tha ai. 

Kurse, Sylejman Krasniqi, kryetari i rinisë në Shtime ka thënë se dega e rinisë në qytetin e tyre i ka arritur qëllimet e veta duke kontribuar për rritje të partisë. 

Nisma socialdemokrate ka filluar që disa javë të takohem më të rinjtë e gjitha qyteteve në Kosovë, sipas tyre për t’i paraqitur dy pikat kryesore të programit të tyre për vetëpunësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat