Ismaili reagon për arrestimin e sotëm të dy zyrtarëve të MSH-së

Aktuale

Ismaili reagon për arrestimin e sotëm të dy zyrtarëve të MSH-së

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 18:06
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me dy zyrtarët e Ministrisë sot nga Polica e Kosovës.

Ai ka thënë se se arrestimet e ditëve të fundit janë dëshmi e luftës së pakompromis që po bëhet nga Ministria e Shëndetësisë për të vënë rend, duke e goditur çdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion.

Postimi i ministrit Ismaili në Facebook:

Më vjen mirë që vendimi jonë për të ndaluar ciklin e keqpërdorimeve të avanseve në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë viteve 2015-2018, ka pasuar me një varg veprimesh konkrete nga organet e drejtësisë.

Arrestimet e ditëve të fundit janë dëshmi e luftës së pakompromis që po bëhet nga Ministria e Shëndetësisë për të vënë rend, duke e goditur çdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion.

Që nga ditët e para të marrjes së drejtimit të kësaj ministrie, e kam bërë të qartë se nuk do tolerohet asnjë keqpërdorim dhe se të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.

Përgëzoj edhe njëherë organet e rendit për punën efikase që kanë bërë gjatë këtyre muajve dhe i ftoj që të zbardhin këtë rast deri në dyshimin e fundit.

Lufta e jonë ndaj korrupsionit është e pakthyeshme. Korrupsionin do ta godasim kudo që e takojmë. Tek barnat, shërbimet shëndetësore, e aq më tepër tek zyrtarët institucional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat