Limaj: Vetëpunësimi përmes zanatit, më efektivi

Aktuale

Limaj: Vetëpunësimi përmes zanatit, më efektivi

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 19:05
Fatmir Limaj

Në vazhdën e takimeve me të rinj, Nisma Socialdemokrate sot ka takuar të rinjtë në Shtime.

Kryetari i kësaj partie, njëherësh dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që t’iu bëhet e ditur të rinjve se ka hapësira për të punuar. Sipas tij, dy pikat  programore te tyre janë një mundësi e mirë për ta gjetur veten, Limaj këmbëngul që prioritet të veçantë të ketë  vetëpunësimi përmes zanatit. Ai ritheksoi se nuk është e domosdoshme me përfunduar fakultetin, sepse siç thotë ai, zanati është pikë e mirë referimi.

Limaj: Të rinjtë duhet të jenë më aktiv

“Ne edhe një herë dëshmojmë se jemi parti që  nuk e harrojmë atë që e theksojmë, zotimet tona janë pjesë programore e angazhimit tonë politik. Ne i kemi shpalosur  dy pika kryesore te kësaj platforme, që janë tema e punësimit dhe stimulimi i ndërmarrjeve tona që kanë nevojë për punësim. Ne kemi filluar me implementimin ose shtyrjen e projektin për vetëpunësim. Të rinjtë e Shtimes duhet të bëhen më aktiv, ajo çka ne po promovojmë është që përmes këtij projekti të riaktivizohen të rinjtë. Ne po duam që bashkë me juve të riaktivizohemi dhe t’i zgjedhim problemet e Kosovës”,  tha ai.

Kreu i Nismës, ju bëri thirrje të rinjve që mos të lëshojnë vendin e vet, sepse sipas tij, kudo që shkon duhet me punuar, “as në Perëndim nuk ju presin me lule”.

 Limaj tutje shtoi se nuk duhet të shahet  shteti, siç tha ai “nëse nuk ju pëlqen kryetari, duhet ndërruar, pasi të gjithë të kemi përgjegjësi në këtë vend, sepse duke i ikur përgjegjësive, nuk i ndihmoni askujt”.

Limaj: Kosova ka potencial për jetë të mirë

“Unë jam i bindur që ky shtet ka potencial, ka fuqi, ka resurse njerëzore, se çka me i ofruar popullit të vet. Unë jam i bindur që në ketë vend krejt djemtë dhe vajzat tona me gjet vend dhe me jetu, e me jetu mirë, e me ndërtuar familjen këtu. Shtimja edhe Kosova i ofron këto, mirëpo ajo çka duhet bërë ne, është m’i ndihmuar njëri-tjetrit. Nuk na ndihmoni duke ndejt, e duke sha”, tha zëvendës kryeministri Limaj.

Ndërsa, Albert Maxhuni, kryetar i rinisë së Nismës tha se fokusi kryesor i këtij turi, është që t’i kushtohet rëndësi shkollave profesionale, i cili pohoi se Nisma është adresa e vetme e rinisë.

Maxhuni: Rëndësi të veçantë kanë shkollat profesionale

“Sot kemi ardhur këtu para juve, që t’iu ftojmë ta ngritni imazhin e rinisë në Shtime. Ne në vitin e kaluar kemi premtuar dhe jemi zotuar se do të jemi në ballë të proceseve. Ju jeni dëshmitar të hapësirës së madhe që Nisma Socialdemokrate ju jep rinisë, ju jeni dëshmitar se vitin e kaluar jemi zotuar se në programin tonë do të kemi fondin e punësimit dhe do t’i kemi në program arsimin profesional. I  ftojmë të gjithë djemtë dhe vajzat tona që  nuk kanë diplomë universitare, t’i kushtojnë rëndësi shkollave profesionale”, tha ai.

Kurse, Sylejman Krasniqi, kryetari i rinisë në Shtime ka thënë se dega e rinisë në qytetin e tyre, i ka arritur qëllimet e veta duke kontribuar për rritje të partisë.

Nisma Socialdemokrate ka filluar që disa javë të takohem më të rinjtë e gjitha qyteteve në Kosovë, për t’i paraqitur dy pikat kryesore të programit të tyre për vetëpunësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat