Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut: Disa sot flasin palidhje

Aktuale

Haxhi Avdyli i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut: Disa sot flasin palidhje

Nga: N.H Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 19:43
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i është kundërpërgjigjur deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, pasi që kjo e fundit tha se partia e saj nuk do të vendosë lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Lidhur me këtë, deputeti i LDK-së në reagimin e tij, thotë se presidenti Rugova vlen më shumë edhe për së vdekuri se sa plot disa të humbur në rrugë pa krye.

Sipas tij, ai dha aq shumë për rezistencën, lirinë, identitetin e vetëdijen kombëtare sa krahasimi i tij me disa që sot flasin palidhje për të është si të krahasohen shqiponjat me mizat.

“Ibrahim Rugova vlen më shumë edhe për së vdekuri se sa plot disa të humbur në rrugë pa krye. Nderimi ndaj tij sot është nderim për rezistencën e 7 milion shqiptarëve ndaj pushtimit Serb. E ata apo ato që me mbllaçitjet primitive nënçmuese ndaj tij po e rrisin edhe më shumë veprën dhe jetën e tij e po përbuzin dijen e mbamendjen e tyre. Ai dha aq shumë për rezistencën, lirinë, identitetin e vetëdijen kombëtare sa krahasimi i tij me disa që sot flasin palidhje për të është si me krahasu SHQIPONJAT me MIZAT”, ka deklaruar Haxhi Avdyli.

Ndërkaq, mbrëmë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj nuk do të vendosë lule te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat