Ministri Abelard Tahiri dhe drejtori i burgjeve Nehat Thaçi raportojnë para komisionit

Aktuale

Ministri Abelard Tahiri dhe drejtori i burgjeve Nehat Thaçi raportojnë para komisionit

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 08:09
Ministri Abelard Tahiri dhe drejtori i burgjeve Nehat Thaçi

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit te ditës;
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 09.10.2018;
Diskutim lidhur me gjendjen e institucioneve korrektuese në Republikën e Kosovës. Të ftuar: Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë dhe Nehat Thaçi, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës;
Shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr.06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës;
Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale;
Shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projektligjin nr. 06/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2004/32 për Familjen i Kosovës;
Të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat