Si nëpër filma: Vrasje makabre, zhvatje dhe kërcënime, ja kush i bëri këto veprime në Kosovë

Aktuale

Si nëpër filma: Vrasje makabre, zhvatje dhe kërcënime, ja kush i bëri këto veprime në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:10
Ilustrim

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, thotë se, SHIK-u ka vepruar si organizatë ilegale e cila ka bërë veprime makabre si vrasje, zhvatje kërcënime.

Ajo ka thënë se SHIK-u tashmë vepron me petkun e pushtetit.

Image
Drita Millaku

Së pari SHIK-u është një organizatë e cila ka vepruar në Kosovë pa bazë juridike nga kjo rrjedhë se ajo është organizatë ilegale. Si e tillë kjo organizatë ka bërë veprime makabre si vrasje, zhvatje, kërcënime dhe vepra tjera antiligjore. Edhe pse është proklamuar shuarja e saj, kjo organizate tani më vepron e veshur me petkun e pushtetit, pra tani detyrë bazë e kanë që të pengojnë hetimin e veprimtarisë së tyre dhe t`i mbulojnë gjurmët e veprave kriminale të kryera më parë”, thotë Millaku për gazetën “Bota sot”.

Sipas saj, nëse hetohet SHIK-u, do të dalin në shesh vrasjet politike, kurse Kosova dhe qytetarët do të ndiheshin të çliruar.

Opinioni i gjerë është në dijeni se këta assesi nuk guxojnë të largohen nga pushteti pasi që janë të vetëdijshëm se me këtë rast do të përgjigjen pra  këta do të përdorin çdo formë  që të mbeten në pushtet. Nëse hetohet SHIK-u do të dalin në shesh edhe vrasjet politike të pasluftës edhe uzurpimet edhe zhvatja e shumë qytetarëve të Kosovës. Unë mendoj se Kosova dhe qytetarët e saj do të ndiheshin të çliruar dhe do të prosperonin vetëm kur do të hetohej dhe do të përgjigjeshin para ligjit SHIK-asit”, thekson deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat