Zogiani e bën horë Fatmir Limajn me këtë që ia përmend

Aktuale

Zogiani e bën horë Fatmir Limajn me këtë që ia përmend

Nga: N.Sh Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 09:41
Fatmir Limaj dhe Avni Zogiani

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, e ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ka thënë se në Kosovë ka punë, por që ka të atillë që e refuzojnë.

Zogiani thekson se, këto punë janë në ndërtimtari, sektor që ka fillu me hëngër jetë njeriu.

Sipas Zogianit, në punët e ndërtimtarisë, paguhen shumë pak punëtorë, aq sa për bukën e gojës, që e quan skllavëri moderne, pas punëtorët kanë orat të tejzgjatur madje as nuk kanë asnjë ditë të lirë të punës.

Zogiani përmes një postimi në Facebook, thotë se, nga lodhja e tepër që iu bëhet këtyre punëtorëve, nuk mundën me shiku Kosovën duke luajtur futboll as para televizionit, sikurse Limaj që ka shkuar në Maltë.

“Tybe, e di që kot po të shkruaj Zoti Limaj, se ti as që je tu jetua në Kosovë! Ndoshta fizikisht po, por jo me problemet e këtij vendi.... ti, si shumë njerëz tjerë që kapen pushtet, e keni arritë ëndrrën amerikane, ama nuk është kjo hiq, sepse ëndrra amerikane nuk është supozua me u arritë me hajni, por me punë e talent. Çfarë talenti ke ti Zoti Limaj? Pa pyeti edhe ata që po t’i thonë këto llafet që po i përsëritë herë pas here, çfarë talenti kanë....”, shkruan Zogiani, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i Avni Zogianit:

Po, zv.KM Limaj, ka pune ne Kosove, por ka edhe te atille qe refuzojnë me punue? A e din, a e kupton pse?!

Sepse keto pune jane ne ndertimtari, nje sektore qe ka fillue me e hanger nje jete njeriu ne jave...

Sepse keto pune paguhen shume pak, e ne fund te muajit keta punetore e shofin se kane punue veç per buken e gojes, pra eshte skllaveri moderne...

Sepse keta punetore kane orare te zgjatura e nuk paguhen per ato dhjetera ore pas kohe..

Sepse keta punetore shpesh nuk e kane asnji dite te lire e kjo, zoti Limaj, nuk e di sa e kupton qe te lodhe fort, e jo qe sun shkojne ne Malte me e keqyre Kosoven tu lujte futboll, por as ne televizor sun e shofin...

Ke ti mbrapa plot idiota zoti Limaj qe te thone keto fjale qe i thue, te atille qe mendojne qe jane te djathte ose liberalë, por kujdese se ata nuk e shofin hiq kete pjese te popullit te Kosoves, e nuk e dijne qe ne emer te kesaj ideologjie jane skellaverue qindra e mijera te rinj ne Kosove... mendoje Shkurten e Vivas qe detyrohet me dale ne foto per me e reklamue biznesin nderkohe qe paguhet veç per me palose mall...a e din qysh e arsyetojne keta qe i ke perreth kete gje? Thone, shkurta ka fitue publicitet... kaq dijne ata, njerezit i shofin si objekte te sistemit qe e imagjinojne... nje sostem ku nje dore e padukshme ka me na ngrite dikund, ne nje American Dream!

Tybe, e di qe kot po te shkruej Zoti Limaj, se ti as qe je tu jetue ne Kosove! Nashta fizikisht po, por jo me problemet e ketij vendi.... ti, si shume njerez tjere qe kapen pushtet, e keni arrite anderren amerikane, ama nuk eshte kjo hiq, sepse anderra amerikane nuk eshte supozue me u arrite me hajni, por me pune e talent. Çfare talenti ke ti Zoti Limaj? Pa pyeti edhe ata qe po t"i thone keto llafet qe po i perserite here pas here, çfare talenti kane....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat