Profesori i çështjeve të sigurisë: Kryeministri t’i përgjigjet Serbisë për dështimin në Interpol

Aktuale

Profesori i çështjeve të sigurisë: Kryeministri t’i përgjigjet Serbisë për dështimin në Interpol

Nga: G.B Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 10:56
INTERPOL

Profesori i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas dështimit të Kosovës për tu anëtarësuar në Interpol.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se radhën e ka kryeministri që t’i përgjigjet fashistëve serbë dhe se duhet bllokuar ata që e njohin vetëm gjuhën e forcës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pas dështimi të Kosoves që të bëhet anëtare e INTERPOL, radhën e ka Kryeministri qe ti përgjigjet Fashistëve Serb. Bllokad totale me ata që e njohin vetem gjuhën e forcës. Nëse nuk banë diçka sot, ata nuk do të ndalen së punuari kundër Kosovs.Ky dështim nuk është vetem i yni por edhe i SHBA, Gjermanisë dhe të gjithë atyre që na ndihmuan për shtetformim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat