Hoti fajëson Serbinë, thotë se Kosova nuk do të ndalet për anëtarësim në INTERPOL

Aktuale

Hoti fajëson Serbinë, thotë se Kosova nuk do të ndalet për anëtarësim në INTERPOL

Nga: N.A Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 11:35
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka fajësuar Serbinë për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, ka thënë se ky është zhgënjim për Kosovën, por që sipas tij, Kosova duhet të vazhdojë që të bëj përpjekje për anëtarësim në INTERPOL dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, 

Tutje Hoti në një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se pavarësisht kësaj, Kosova duhet të jetë unike në atë që aspiron.

Me posht mund te lexoni statusin e plote:

Nuk do të ndalemi derisa të jemi pjesë e Interpolit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Ky është zhgënjim për Kosovën, por edhe dështim për sigurinë në Ballkan.

Faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë e rreshtuar kundër vlerave që ngiten mbi gjeopolitikat evro-atlantike në rajon.

Të nxjerrim mësim nga ky refuzim sot. Duhet të vazhdojmë të jemi unik në atë që aspirojmë, për t’i bindur të gjithë se jemi konsekuent në ndërtimin e shtetit të Kosovës, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë pa dallime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat