Deputeti Milaim Zeka, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Behgjet Pacolli duhet të jap dorëheqje, pas dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.
Zeka tregon se kishte takuar një diplomat të lartë perëndimor, e ky i fundit kishte thënë se shumë shtete janë të irrituara pas deklaratës së Pacollit se Kosova do të pranohet sigurt në INTERPOL, e ato shtete e kishin në plan mbështetjen për Kosovën.
Postimi i plotë:
Pacolli duhet me dhane doreheqeje
Dje kam bere nje shkrim, me titull: Pse politikanet tane e hane pasulin e nxehte?! Metafora kishte te bente me deklaraten e Pacollit, i cili vetem 24 ore perpara votimit, deklaronte: “Kosova do te pranohet ne Interpoll”?! Pra, nuk thoshte se ka gjasa, po do te pranohej!!!
Nje diplomat i larte perendimor me tha fill mbas kesaj deklarate, se pohimet e tilla i kane irrituar vendet te cilat kishin plan per mbeshteteje.
Mbi bazen e kesaje, une mendoje qe do te ishte akt moral, sikurse Pacolli te jepte doreheqeje nga posti i tije.
Ama, hiqe nuk ma hane mendeja...