Deputeti nga Levizja Vetevendojse, Xhelal Sveçla ka reaguar pas mos pranimit të Kosovës në Interpol, duke thënë se me këtë klasë politike në pushtet, Kosova nuk mund të ec përpara në asnjë çështje.
Sfeçla tutje ka deklaruar se kështu si jemi tani, është e frikshme shpejtësia me të cilën po na e dërgojnë prapa.
Postimi i plotë:
Me këtë klasë politike në pushtet, o kriminale, o injorante e shpesh të dyja, Kosova nuk mund të ec përpara. Në asnjë çështje.
Për të mirë të Kosovës është urgjente që të shkojnë n’shpi e të merret me ta vetëm drejtësia. Kështu si jemi, është e frikshme shpejtësia me të cilën po na dërgojnë prapa.