Jashari i gatshëm të shkojë edhe përtej ligjit, vetëm për t’i mbrojtur fëmijët

Aktuale

Jashari i gatshëm të shkojë edhe përtej ligjit, vetëm për t’i mbrojtur fëmijët

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 12:07
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, gjatë së martës ka mbajtur një takim me fëmijë e shkollave fillore nga disa komuna të Kosovës si Prishtina

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, gjatë së martës ka mbajtur një takim me fëmijë e shkollave fillore nga disa komuna të Kosovës si Prishtina, Ferizaj, Peja etj.

Qëllimi i këtij takimi ishte që t’u ofrohet mundësi këtyre të rinjve të shprehin pakënaqësitë lidhur me respektimin e të drejtave të tyre.

Ky aktivitet u mbajt për nderë të Ditës Universale për të Drejtat e Fëmijëve me ç’rast u diskutuan disa prej të metave që institucionet kanë në respektimin e këtyre të drejtave.

Jashari u shprehë i gatshëm që të marrë masa që shkojnë edhe përtej ligjit vetëm që fëmijët të jetojnë në kushte sa më të mira.

Si shembull mori detyrën që kanë Qendrat për Punë Sociale në kuadër të komunave që të vizitojnë familjet dhe të kujdesen që këta fëmijë të rriten në ambiente familjare të shëndosha e mos të diskriminohen.

Fëmijët e pranishëm ngritën për diskutim edhe temën e fëmijëve që nuk kanë përkujdesje të duhur prindërore për të cilët Jashari njoftoi se punohet vazhdimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat