Paralajmëron Hoti: Të etjen zbardhen të gjitha dëshmimet e politikes së jashtme

Aktuale

Paralajmëron Hoti: Të etjen zbardhen të gjitha dëshmimet e politikes së jashtme

Nga: A.M. Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 13:32
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes do të zbardh te gjitha dështimet në politiken e jashtme dhe arsyet për këto dështime.

Hoti ka shkruar në Facebook  se “ të frikësuar për pozitat e tyre, AAK dhe Nisma nuk kanë guxim t kundërshtojnë me veprime konkrete politiken antishtetërore të Presidentit. Në ndërkohë, z.Pacolli e ka degraduar politiken e jashtme të Kosovës në diplomaci të korridoreve.”

Postimi i plotë:

Seanca e jashtezakonshme te enjten do te zbardh te gjitha deshtimet ne politiken e jashtme dhe arsyet per keto deshtime.

Sot eshte bere e qarte edhe nje here nevoja per unitet e dakordim per dalje nga kriza institucionale ne menyre qe te stopohet degradimi i shtetesise se Kosoves dhe t’i ndalet turri Serbise kunder shtetit te Kosoves.

Sot kemi vjelur frytin e disa muajve fushate te presidentit te vendit kunder integritetit teritorial te Republikes, duke treguar para botes se jemi te gatshem per coptim te territorit. Ne kesi rrethanash, askush nuk na merr seriozisht, prandaj vjen refuzimi.

Ne anen tjeter, nje qeveri qe eshte jo perfaqesuese abstenon nga udheheqja e proceseve madhore. Te frikesuar per pozitat e tyre, AAK dhe Nisma nuk kane guxim te kundershtojne me veprime konkrete politiken antishteterore te Presidentit. Ne nderkohe, z.Pacolli e ka degraduar politiken e jashtme te Kosoves ne diplomaci te korridoreve.

Serbise mund t’i prejme turrin vetem me nje qeveri te forte, profesionale, te guximshme dhe te pa shantazhueshme.

Per nje qeveri te tille, nuk kemi rruge tjeter vec clirimit perfundimtar nga kjo lloj qeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat